KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

CNN пишува за Мехмет, албанскиот суперталент во САД

Адри Мехмети

Teksa ulet për të biseduar, një buzëqeshje rrezatuese shihet në fytyrën e Adri Mehmetit. 17-vjeçari shfaq qetësi e vetëbesim që shpesh shihet vetëm te sportistët veteranë që kanë përjetuar shumëçka. 
Mehmeti është larg nga lojtari me eksperiencë, shkruan mediumi i fuqishëm CNN të enjten. Në fakt, ai është vetëm në fillim të rrugëtimit të futbollit. Por, adoleshenti që ka arritur pjekurinë para kohe, ka shfaqur qetësinë në fushë. Ai është njëri prej lojtarëve më premtues që ka dalë nga Amerika e Veriut. 
Pavarësisht moshës së re, mesfushori është titullar i padiskutueshëm te New York Red Bullsi. Muajin e kaluar debutoi edhe në përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

“Nuk prisja të ndodhte kaq shpejtë”, ka deklaruar Mehmeti për CNN Sport, kur është pyetur për rritjen e madhe të tij. “Në fillim thosha ‘uau, kjo është çmenduri’, sepse isha në ekipin e dytë brenda një viti dhe në ekipin e parë vitin tjetër. U jam falënderues gjithë trajnerëve dhe stafit që kanë besuar në mua. Tani me këtë po mësohem çdo ditë”. 

Mehmeti luan në pozitën e mesfushorit defensiv, pozitë në të cilën kërkohet shumë angazhim. Por, talenti duket “si në shtëpi” kur luan. Kërkimi i topit nga ai në hapësira të ngushta, tregon besimin që e ka në teknikën e tij dhe disiplina për ta ndryshuar ritmin e lojës është shenjë e klasit. 

Ai është i bekuar nga talenti dhe fiziku natyral. Arritja deri këtu është bërë me rrugën e sakrificës dhe edukimit. 

“Për mua, babai im ka pasur ndikim brenda dhe jashtë fushës”, thotë ai. 

“Në fushë më ka ndihmuar shumë. Kam nisur ta godas topin si dyvjeçar. Çdo ditë me të në oborr dhe kjo më ka lidhur me lojën dhe ma ka dhënë dashurinë e parë. Kam vazhduar çdo ditë dhe kjo ka qenë ajo që kam dashur dhe është diçka për të cilën kam ëndërruar”. 

Mehmeti të dy prindërit i ka nga Shqipëria. Edhe babai i tij ka luajtur si i ri, ndërsa e ka përfaqësuar vendin e tij në nivelin e të rinjve. 

Mehmeti debutoi në shkurt në ekipin e parë, si 16-vjeçar. Në prill e shënoi golin e parë. Vlerësohet se mund të luajë në Botërorin e vitit 2030. 

Edhe Mehmeti ka luajtur për të rinjtë e Shqipërisë, ndërsa më pas iu bashkua SHBA-së. Me SHBA-në debutoi në shtator ndaj Perusë. 

Mehmeti do ta ndajë fushën në këtë vikend me njërin prej më të mirëve në histori të futbollit, Lionel Messin, kur New York Red Bullsi ballafaqohet me Inter Miamin. 

Pikërisht ndaj Inter Miamit të Messit, Mehmeti e shënoi golin e parë më 12 prill të këtij viti, në barazimin 2:2.