KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Сити се надева дека ќе продолжи да победува во Премиер лигата

Манчестер Сити

Manchester City synon ta vazhdojë ecurinë pozitive në Premier League dhe të arrijë fitoren e shtatë radhazi në kampionat, pas triumfit 3:0 ndaj Liverpoolit fundjavën e kaluar. 

Pavarësisht humbjes 4:2 nga Paris Saint-Germaini në Ligën e Kampionëve, skuadra e Enzo Marescas mbetet e pamposhtur në kampionat. 

City është skuadra e vetme që ende nuk di për humbje. Është lider me 18 pikë. 

E serinë pozitive, City dëshiron ta vazhdojë edhe ndaj Ipsëich Toënit. 

City të shtunën nga ora 16:00 e pret Ipsëichin në ndeshjen që i takon javës së shtatë të elitës angleze. 

City shpreson ta vazhdojë ecurinë pozitive ndaj skuadrave të sapongjitura në elitë.

Vetëm dy skuadra në historinë e Premier Leagues i kanë fituar shtatë ndeshjet e para të kampionatit, ndërsa të dyja në fund janë shpallur kampione. Një ecuri e tillë nuk është përsëritur që nga sezoni 1897/98.

Ipsëichi ka tri fitore dhe tri humbje. Renditet në pozitën e dhjetë me nëntë pikë. 

E gabimin eventual të Cityt e pret Arsenali. “Topçinjtë” kanë tri pikë më pak se City në pozitën e dytë. 

Arsenali ka pesë fitore dhe një barazim. 

Arsenalin të dielën nga ora 17:30 luan në udhëtim te Nottingham Foresti.

Ndërkohë një tjetër ndeshje interesante që luhet të dielën nga ora 15:00 është edhe ajo ndërmjet Leeds Unitedit dhe Manchester Unitedit. 

Unitedi ka gjashtë pikë në pozitën e 13-të. Tri pikë më shumë ka Leedsi në vendin e shtatë.