KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Буши му се заблагодари на играчот кој се пресели од Косово во Албанија

Албан Буши

Përzgjedhësi i Shqipërisë U21 në futboll, Alban Bushi, ka falënderuar Omer Bajraktarin, që “ka lënë moshat e Kosovës dhe ka zgjedhur Shqipërinë”.

Këtë koment Bushi e dha të enjten në konferencë për media, pasi zbuloi listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen miqësore kundër Ukrainës më 5 tetor në Hungari.

Shpresave të Shqipërisë iu bashkua nga të rinjtë e Maqedonisë së Veriut edhe Numan Ajetovikj.

“Dua të falënderoj të dy lojtarët, Numan Ajetovikj që ka lënë Maqedoninë e Veriut dhe ka zgjedhur Shqipërinë dhe Omer Bajraktarin, një lojtar me shumë potencial që ka lënë moshat e Kosovës dhe ka zgjedhur Shqipërinë. Të dy dua t’i falënderoj dhe të them që janë një potencial shumë i madh për ekipin tonë U21 por gjithashtu dhe për ekipin A”, ka thënë Bushi në konferencë për media.

Bajraktari ka luajtur për Kosovën U19 dhe U20. Por te Shqipëria e shohin si potencial për t’u paraqitur shpejtë në ekipin A.

19-vjeçari luan për Malishevën si mbrojtës i krahut të majtë.

Ka një asistim në pesë ndeshje në Superligën e Kosovës në futboll.