KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Буфон завршил средно училиште на 48 години

Џанлуиџи Буфон

Portieri legjendar italian, Gianluigi Buffon, ka vendosur që në moshën 48-vjeçare ta arrijë një synim të cilin më herët nuk e kishte bërë ndershmërisht. 

Ai si 18-vjeçar kishte paguar për ta përfunduar shkollën e mesme, por tani shkollimin do ta kryejë në mënyrë të rregullt. 

Buffoni për “Corriere della Sera” ka shpjeguar se e ka marrë këtë vendim për vete dhe për prindërit, por edhe për t’u bërë shembull për fëmijët e tij. Ka theksuar se dëshiron që të jap shembull për sportistët e rinj. 

Buffoni ka karrierë të pasur si futbollist. Është fitues i Kupës së Botës, ka dhjetë tituj të Serie A të Italisë dhe shumë trofe të tjerë. 

Buffoni ka thënë se blerja e diplomës së shkollës së mesme nuk e bën atë krenar, pasi nuk është person që shikon të arrijë te suksesi nëpërmjet rrugëve të shpejta.