KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Бешикташ го „исклучува“ Милот Рашица

Милот Рашица

Zhvillime të reja ka pasur në lidhje me të ardhmen e Milot Rashicës.

Shumë mediume në Turqi të mërkurën i kanë kushtuar vëmendje të madhe të ardhmes së Rashicës.

Mediat turke kanë raportuar se Beshiktashi nuk llogaritë në sulmuesin e krahut.

Beshiktashi ka vendosur të mos e përfshijë Rashicën në listën e lojtarëve për pjesën e mbetur të edicionit të Superligës së Turqisë.

Beshiktashi i ka kërkuar Rashicës të gjejë një klub të ri për të vazhduar karrierën. Por kosovari dëshiron qëndrimin te Beshiktashi.

“Një vendim i rëndësishëm është marrë në lidhje me Milot Rashicën, i cili nuk dëshiron të largohet nga Beshiktashi. Pavarësisht dëshirës së futbollistit kosovar për të qëndruar me ekipin, Beshiktashi nuk do ta përfshijë atë në skuadër. Ndërsa pasiguria rreth të ardhmes së Rashicës vazhdon, është raportuar se skuadra bardhezi ka vendosur të mos e përfshijë lojtarin në skuadër”, shkruajnë mediume turke.

Rashica 30-vjeçar me Beshiktashin ka kontratë edhe një vit, ndërsa klubit turk iu bashkua për rreth 5 milionë euro nga Norwichi në vitin 2023.