KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Откриен капацитетот на стадионот за финалето на Светското првенство во 2030 година

stadium Marok

Finalja e Kupës së Botës 2030 do të organizohet në Casablanca të Marokut, ka njoftuar presidenti i Federatës marokene të enjten, shkruan agjencia e lajmeve “EFE”. 

FIFA ende nuk e ka caktuar finalen e Botërorit pas katër vjetësh. Kupa e Botës 2030 organizohet në Marok, Portugali dhe Spanjë. 

Ndeshjen më të madhe të futbollit synojnë që ta organizojnë Spanja e Maroku. 

“Provinca e Benslimanes do ta ketë rastin të jetë nikoqire e ndeshjeve në Botërorin 2030”, ka thënë Fouzi Lekjaa të enjten. 

Benslimane është qytet 60 kilometra larg Casablancas, dhe lokacioni ku po ndërtohet stadiumi prej 12 miliardë dollarësh.

Ky stadium planifikohet t’i ketë 115 mijë ulëse dhe do të jetë stadiumi më i madh në botë i futbollit. 

Tri ndeshjet e para të Botërorit 2030 do të luhen në Argjentinë, Paraguai dhe Uruguai.