KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Базуну, Ирецот кој одби да игра против Израел

Гавин Базуну

Me bujë të jashtëzakonshme po shoqërohet ndeshja mes Izraelit dhe Irlandës, që luhet sonte nga ora 20:45 në Debrecen të Hungarisë. Të shtunën kishte zhvillime dramatike në kampin irlandez. Madje ishte opsion shumë real bojkotimi i plotë i ndeshjes nga Irlanda. Në fund lojtarët vendosën të luajnë. Megjithatë jo të gjithë.

Portieri Gavin Bazunu nuk ka pranuar të luajë ndaj Izraelit. Ai ka vendosur kështu si protestë ndaj vrasjes së njerëzve të pafajshëm.

“Jam njeri me besim të fortë dhe përpiqem maksimalisht të jem person me karakter dhe parime. Prandaj, mendoj se do të ishte e gabuar të merrja pjesë në ndeshjet e ardhshme kundër Izraelit”, ka shkruar Bazunu. 

“Vendimi im bazohet thjesht te bindja ime personale se vrasja e njerëzve të pafajshëm është e gabuar. Është e rëndësishme të theksohet se qëndrimi im nuk është kundër popullit të Izraelit apo komunitetit hebre, por kundër mizorive në rajon. Janë të pakta rastet në jetë kur të jepet mundësia të mbrosh diçka më të madhe dhe unë besoj fuqimisht se ky është një prej tyre”.

Bazunu mori përkrahje nga organizata dhe sportistë të shumtë në Irlandë. 

Në Irlandë, përkrahja për Palestinën është e madhe. 

Bazunu, 24-vjeçar, ka 22 paraqitje për Irlandën. Ai ëhtë pjesë e Boltonit.