KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Барбарез: Мораме да продолжиме без Џеко

Един Џеко

Selektori i Bosnjës-Hercegovinës, Sergej Barbarez, ka theksuar se skuadra duhet të vazhdojë rrugëtimin edhe pa Edin Xhekon.

Xheko nuk do të jetë pjesë e Bosnjë-Hercegovinës në ndeshjen ndaj Polonisë.

Sulmuesi Xheko është larguar nga grumbullimi pas paraqitjes së fundit me fanellën e Bosnjës, duke i dhënë fund një kapitulli të rëndësishëm të karrierës së tij ndërkombëtare.

Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez, ka konfirmuar se Xheko nuk do të jetë në dispozicion për duelin me Poloninë.

“Do të doja ta kisha Edinin këtu, por duhet të vazhdojmë”, është shprehur Barbarez.
Xheko e luajti ndeshjen e fundit me Bosnjën të premten ndaj Suedisë, dhe u përshëndet me tifozët dhe bashkëlojtarët pas zëvendësimit.

Bosnja tani duhet të luajë ndaj Polonisë pa golashënuesin më të mirë. 

Bosnjë-Hercegovina të hënën nga ora 20:45 e pret Poloninë, në ndeshjen që i takon Grupit B4 të Ligës së Kombeve. 

Sulmuesi 40-vjeçar që luan për Schalken, Xheko, e mbylli aventurën te Bosnjë-Hercegovina me 73 gola të shënuar në 152 paraqitje.