KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Ждрепката ги чини Хас, Делова и Красниќи во табелата

ффффф

Amedspori i trajnerit Besnik Hasi dhe futbollistëve të Kosovës, Lumbardh Dellova dhe Ermal Krasniqi, ishte pa fat të shtunën në xhiron e shtatë të Superligës së Turqisë. 

Amedspori barazoi 2:2 dhe kjo i kushtoi në renditje. Para kësaj xhiroje, Amedspori ishte lider, por tani ka dy pikë më pak se Galatasaray që fitoi të premten mbrëma ndaj Kasimpashas, 3:1. 

Krasniqi pati rol në golin për 2:1 të Amedsporit në minutën e 67-të. Ai pas një lëvizjeje të mirë në zonë, e qëlloi shtyllën pas gjuajtjes me të majtën. Aksioni vazhdoi nga topi i kthyer dhe supergol realizoi Samuel Ballet.  

Dellova u zëvendësua në minutën e 84-t, kurse Krasniqi në minutën e 92-të.