KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Австрија е тешко поразена на домашен терен

Австрија

Në kohën kur Kosova po e festonte fitoren ndaj Irlandës në “Fadil Vokrri”, Austria po e siguronte fitoren ndaj Izraelit.

Austriakët fituan 3:1 ndaj Izraelit të enjten mbrëma, me dy golat e fundit të shënuar në minutën e 90-të dhe 93-të. Por Austria e vazhdoi serinë pozitive në ndeshjet në shtëpi. Ka plot 15 ndeshje pa humbje në ndeshjet e zhvilluara në Austri. Së fundi në territorin e saj, Austria ka pësuar 3:2 nga Belgjika, më 13 tetor 2023. 

Austria e luajti në Linz ndeshjen ndaj Izraelit. Ndërkohë ndaj Kosovës luan në “Ernst-Happel” në Vjenë, të dielën nga ora 18:00.

Austria luajti në “Euro 2024” dhe po ashtu në Botërorin 2026. Në të dy rastet e kaloi grupin. Në Evropian u ndal në një të tetën e finales nga Turqia, pasi e fitoi grupin ku ishin edhe Franca, Holanda dhe Polonia. Në Botëror, fitoi 3:1 ndaj Jordanisë, pësoi 2:0 nga Argjentina dhe barazoi 3:3 me Algjerinë në fazën grupore. Më pas humbi 3:0 nga Spanja në raundin e parë nokaut. Spanja në fund e fitoi Botërorin.

Austria llogaritet favorite e Grupit B3 të Ligës së Kombeve, me gjithë fitoren e vështirë ndaj Izraelit. Rrjedhimisht ndeshja e së dielës do të jetë sfidë e vërtetë për “Dardanët”.

Edhe më larg duhet të kërkohet për ndeshjen e fundit të Austrisë në shtëpi, pa gol të shënuar. Së fundi austriakët në shtëpi kanë dështuar të shënojnë gol më 7 shtator 2021. Bëhet fjalë për disfatën 1:0 nga Skocia në Vjenë. Selektori aktual i Kosovës, Franco Foda, ishte në krye të Austrisë atëbotë. Prej atëherë, austriakët kanë 27 ndeshje në shtëpi gjatë të cilave kanë shënuar të paktën një gol.

“Duam të ndërtojmë në fitoren ndaj Izraelit me një tjetër fitore ndaj Kosovës”, ka thënë selektori i Austrisë, Ralf Rangnick.

Austria bazohet më së shumti në lojtarët që bëjnë karrierë në Gjermani. Në këtë drejtim po shkon edhe Kosova. Austrisë i mungojnë edhe më shumë lojtarë të rëndësishëm se Kosovës për ndeshjen e së dielës.

Sipas “transfermarkt.de”, vlera e lojtarëve aktualë të Austrisë është 250 milionë euro, ndërsa e Kosovës 143 milionë euro. Ndeshja e së dielës do të jetë e para mes Kosovës dhe Austrisë.