KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Артета очекува многу од Гимараеш – нè носи на следно ниво

Бруно Гимарес

Фото: Асошиетед прес

Mikel Arteta ka thënë se transferimi i Bruno Guimaraesit do ta ndihmojë Arsenalin të shkojë në “tjetër nivel”. Trajneri i Arsenalit ka shtuar se skuadra nuk ka përfunduar me transferime.

Transferimi i Guimaraesit për 75 milionë funte nga Newcastle Unitedi është zyrtarizuar të shtunën. Mesfushori 28-vjeçar u prezantua për tifozët në “Emirates” para ndeshjes të së dielës ndaj Borussia Dortmundit.

Guimaraes nuk është përfshirë në ekip për miqësoren që Arsenali e humbi 3:2. Por pritet të përfshihet për ndeshjen ndaj Comos, të mërkurën.

Arteta ishte i shpejtë në përgjigjen se pse ka insistuar për transferimin e brazilianit.

“Jam i kënaqur që e kemi atë. E kemi parë qartë, sidomos energjinë që solli menjëherë në fushën stërvitore. Ai është i uritur dhe i përkushtuar për të krijuar histori me klubin. Dhe kjo ambicie na duhet. Duam të shkojmë në nivel tjetër dhe jemi shumë të bindur se do të na duhen lojtarë me personalitet të tillë, dëshirë dhe karakter për të shtyrë të gjithë brenda organizatës që të shkojmë edhe më lart”, ka thënë Arteta, shkruan BBC.

исто така Артета очекува дополнителни засилувања за Арсенал фудбал Артета очекува дополнителни засилувања за Арсенал

Arteta tani ka shumë opsione në mesfushë. Pos Guimaraesit janë edhe Declan Rice, Martin Odegaard, Martin Zubimendi, Myles Lewis-Skelly, Ethan Nwaneri, Eberechi Eze dhe Mikel Merino.

Tekniku spanjoll është futur në detaje derisa ka folur për atë se çka mund të ofrojë Guimaraesi.

“Në fushë ofron shkathtësi për të luajtur në dy pozicione të ndryshme në lidhje me atë që duam ose atë që bën kundërshtari. Është lojtar që padyshim ka intuitë të jashtëzakonshme për të rifituar topin dhe për të përparuar shumë shpejt. Ai është lojtar që ndihet shumë komod duke i shtyrë lojtarët përpara, duke lëvizur mes linjave, duke shkuar prapa. Dhe ai është kërcënim për portën kundërshtare. Ai ka nuhatje dhe ndjenjë të duhur se kur duhet të hyjë në zonë. Dhe ka aftësinë për të përfunduar aksionet”, ka thënë Arteta.

Arsenali tashmë ka angazhuar Christos Tzolis nga Club Brugge, ndërsa si të lirë e mori portierin Illan Meslier.

Vinicius Junior ishte dëshirë e madhe e Arsenalit, por ai vendosi për kontratë të re me Real Madridin.

исто така Артета: Гвардиола е најдобриот тренер во светот фудбал Артета: Гвардиола е најдобриот тренер во светот

Megjithatë Arsenali mbetet ambicioz për javët e fundit të afatit kalimtar.

“Nëse kemi lojtarin e duhur në treg, do të na bëjë shumë më të mirë. Ne mezi presim të lëvizim”, ka thënë Arteta.