Arijon Ibrahimoviq ka luajtur për të gjitha grupmoshat e reja të Gjermanisë. Aktualisht është pjesë e përfaqësueses U21 të Gjermanisë.
Futbollisti me rrënjë nga Kosova i është bashkuar Bayernit në stërvitje në prag të edicionit të ri dhe së fundi ka folur për mediat gjermane. Ndër të tjera është pyetur edhe për të ardhmen te Gjermania, përkatësisht për atë se a pret ftesë nga selektori i ri, Jurgen Klopp.
Në një mënyrë, 20-vjeçari, e ka lënë të hapur të ardhmen ndërkombëtare. Ka thënë se aktualisht është plotësisht i fokusuar te Bayerni.
Mediat gjermane, si “Tagesspiegel”, kanë komentuar se si “lojtar i talentuar që ishte pjesë e të gjitha grupmoshave të Gjermanisë, duke nisur nga ajo U16, Ibrahimoviqi mund të shpresojë se me paraqitje të forta te Bayerni, mund të bëhet kandidat potencial për programin e rindërtimit të ekipit nacional nën drejtimin e Kloppit”.
“Së pari duha të stabilizohem këtu, të jap çdo gjë dhe të kem hapësirë për lojë. Do të shohim se çka do të ndodhë në të ardhmen. Fokusi im i plotë është te Bayerni”, ka thënë Ibrahimoviq.
исто така
„Атлетик“ пишува за негативниот рекорд на косовскиот Ибрахимовиќ
Ai luan kryesisht si sulmues krahu.
Një pjesë të pushimeve i kaloi në Kosovë, përkatësisht në Prizren. Dhe e pati një takim me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Ibrahimoviqi është te Bayerni nga viti 2018. Ka pasur periudha huazimi te Frosinone, Lazio dhe Heidenheimi. Dhe Bayerni e ka përfshirë në ekip për edicionin e ri, duke ia vazhduar kontratën deri në vitin 2028.
Ai e vlerëson Bayernin klubin më të madh në botë.
“Jam shumë i kënaqur për rastin që të luaj për klubin më të madh në botë. Përfundimisht dua ta shfrytëzoj këtë mundësi. Tani do të jap çdo gjë në secilën seancë stërvitore”, ka thënë Ibrahimoviq.
Ai pritet të jetë mbështetje për Luis Diazin në krahun e majtë të sulmit. Ka thënë se mund të mësojë shumë nga ylli i Bayernit, sidomos për lojën një kundër një dhe për intensitetin.
исто така
Ибрахимовиќ одлучувачки во победата на Хајденхајм
Së fundi Arijoni luajti për Heidenheimin në Bundesligë. Pati kampanjë të suksesshme, ndonëse Heidenheimi nuk ia doli të sigurojë qëndrimin në elitën gjermane.
Synimi i Ibrahimoviqit te Bayerni është i qartë – të luajë sa më shumë. I duhet të dëshmohet, shpreson ta ketë rastin dhe ta shfrytëzojë atë maksimalisht. Bayerni është i mbushur me yje të futbollit, por trajneri Vincent Kompany ka treguar besim të madh edhe ndaj lojtarëve të rinj.