Enzo Fernandez ka pasur qasje shumë të mirë qëkur është kthyer te Chelsea pas Botërorit 2026, ka deklaruar trajneri Xabi Alonso.
Por, pavarësisht lëvdatave të teknikut spanjoll, e ardhmja e mesfushorit argjentinas ende nuk është e qartë.
Ai mund të largohet për 140 milionë euro, ndërsa Manchester City i Enzo Marescas ka shfaqur interesim për mesfushorin 25-vjeçar.
Alonso ka bërë të ditur se mesfushori është i fokusuar që të përgatitet sa më mirë për ndeshjen hapëse të elitës angleze, ndaj Fulhamit të hënën.
Alonso po ashtu ka thënë se “Enzo është integruar shumë mirë në skuadër” dhe ka stërvitur mirë.
Слични статии