KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Албиан Хајдари имал операција на двете нозе

Албиан Хајдари

Mbrojtësi i Hoffenheimit dhe Kosovës, Albian Hajdari, është operuar në të dyja këmbët pas lëndimeve të pësuara gjatë një periudhe të shkurtër.

Ai ka operuar gjurin e majtë dhe shputën e këmbës së djathtë. Lëndimin e shputës e pësoi gjatë një stërvitje me Hoffenheimin, ndërsa meniskun e gjurit të këmës së djathtë gjatë grumbullimit të fundit me Kosovën për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Hajdari është vizituar të enjten nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

“Sot pata kënaqësinë ta vizitoj futbollistin e Kombëtares sonë, Albian Hajdari, i cili së fundmi iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale në meniskun e gjurit të majtë dhe në shputën e këmbës së djathtë. Albianit i uroj rehabilitim sa më të lehtë e të suksesshëm dhe rikthim sa më të shpejtë e më të fortë në fushën e blertë”, ka shkruar kryetari Ademi në rrjetet sociale.

Hajdari debutoi në tetor të vitit të kaluar te Kosova. U bë shpejtë lider i mbrojtjes “dardane”. Për Kosovën ka luajtur tetë ndeshje. Para se t’i bashkohej Kosovës, Hajdari luajti një ndeshje për Zvicrën A.