KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
економија

Косово воведува антидампинг мерки за увоз на семе од пченица од Србија

пченица

Фото: Илустрација

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka vendosur masa antidamping për importin e farës së grurit nga Serbia. 

Për këtë ka njoftuar ministrja në detyrë Mimoza Kusari-Lila, e cila ka thënë se të martën ka nënshkruar vendimin për vendosjen e detyrimit të përkohshëm antidamping prej 0.04 euro për kilogram ndaj importit të farës së grurit për mbjellje me origjinë nga Serbia.

“Ky vendim është marrë pas hetimit të zhvilluar nga Ministria dhe dëshmive paraprake për import me çmime damping dhe dëmtim të prodhuesve vendorë. Prodhuesi vendor nuk do të lihet i pambrojtur përballë konkurrencës së pandershme. Tregu ynë duhet të jetë i hapur, por edhe i drejtë. Do të përdorim çdo instrument ligjor në dispozicion për të mbrojtur prodhimin vendor, konkurrencën dhe interesin ekonomik të Kosovës”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.