Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e ka përgëzuar veten për një Kupë Bote “pa incidente” dhe i ka akuzuar kritikët e tij për përhapje të urrejtjes, shkruan “The Sun”.
56-vjeçari reflektoi mbi Botërorin që përfundoi para një jave, përmes një postimi të gjatë në “Instagram”.
Infantino kritikoi hipokrizinë e atyre që reaguan pasi dënimi i amerikanit Folarin Balogun u pezullua pas një telefonate nga Donald Trump. Presidenti i FIFA-s është lavdëruar për mënyrën se si është trajtuar Irani dhe mbrojti dramën e vizave që la një arbitër afrikan jashtë Botërorit në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
“Atyre që qëndrojnë pas lapsit dhe letrave, pas ekraneve të tyre që përhapin urrejtje dhe thashetheme të rreme, dua t’u them se ndërsa ju jeni ulur prapa, ne në FIFA jemi në vijën e parë duke organizuar, duke punuar shumë dhe duke ofruar shfaqjen më të mirë në botë”, ka shkruar Infantino.
Sipas tij, në Botëror “nuk përjetuam dhunë, asnjë incident, kishte 100 për qind siguri dhe mbrojtje, vetëm gëzim dhe lumturi”.
“Ndërsa ata festonin, ju ishit të zënë duke mbjellë fara urrejtjeje”, ka vazhduar shkrimin Infantino, që u kritikua ashpër për shumë zhvillime gjatë Botërorit.
исто така
Чекањето заврши, сè е подготвено за Светското првенство на рекорди
Shumë njerëz e kanë vlerësuar Kupën e Botës si ngjarje të mbushur me polemika. Rasti Balogun ishte më i diskutuari. Pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen paraprake, Balogun ishte i suspenduar për ndeshjen e SHBA-së ndaj Belgjikës. Por Trump telefonoi Infantinon dhe më pas Disiplinori i FIFA-s e pezulloi dënimin e amerikanit, përkatësisht e ktheu në dënim me kusht. Trump tha se ka kërkuar vetëm shqyrtim të rastit, ndërsa Infantino tha se vendimi i Disiplinorit nuk u ndikua.
Por ndryshe menduan shumë tifozë të futbollit nëpër botë.
UEFA kundërshtoi po ashtu atë vendim, njëjtë si shumë federata nacionale.
Infantino megjithatë shkroi se “ndoshta është koha për të treguar pak dashuri”.
“Në të vërtetë, vendimet ‘diskutabile’ të arbitrave ose vendimet e ‘çuditshme’ disiplinore, si për shembull kartonët e kuq apo të verdhë potencialisht të gabuar, ose vendimet pasuese për të mos dënuar lojtarët në situata të caktuara, janë rutinë dhe gjerësisht të pranuara në disa nga ligat më të mëdha në botë. Është kurioze që të njëjtat vende që përdorin këto praktika janë ato që kritikojnë”.
Presidenti i FIFA-s ka përmendur edhe qëndrimin e sigurt të ekipit iranian në territorin amerikan mes konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme.
Iranianëve iu lejua të futeshin në SHBA vetëm një ditë para dy ndeshjeve të para në grup. Katër anëtarëve të stafit iranian fillimisht iu mohuan vizat. Iranianët e kishin kampin në Meksikë, ndonëse ndeshjet i luajtën në SHBA.
“Ndërsa ju përhapët urrejtje, ne punuam pa u lodhur për të bashkuar dy vende në luftë. Irani hyri në SHBA pa incidente apo konflikt. Nuk ka të bëjë me politikën. Futbolli ka të bëjë me unitetin, jo me përçarjen. Futbolli është më i madh se urrejtja dhe diskriminimi”, vazhdon shkrimi i Infantinos.
исто така
Мора дипломира само неколку дена по елиминацијата од Светското првенство
Ai shpërfilli edhe problemet me viza që prekën disa tifozë dhe ndaluan arbitrin somalez, Omar Artan, të paraqitej në Botëror.
“Ju përmendët pak njerëz që iu mohuan vizat dhe anashkaluat miliona njerëz nga të gjitha anët e botës, të cilëve iu miratuan vizat”, ka shkruar Infantino.