KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
СВЕТОТ

Најголемиот пожар досега во Белгија се движи кон Германија

Оган

Фото: Асошиетед прес

Zjarrfikësit kanë punuar gjatë gjithë natës të së shtunës për të luftuar zjarrin më të madh pyjor të regjistruar ndonjëherë në Belgjikë, i cili deri të dielën në mëngjes kishte përfshirë 3,000 hektarë tokë dhe po përparonte drejt kufirit me Gjermaninë, sipas autoriteteve lokale.

Zjarri në High Fens (Hautes Fagnes), një rezervat natyror në lindje të vendit, ka vijuar të digjet që prej të premtes. Zjarrfikës nga e gjithë Belgjika, si dhe nga Gjermania dhe Luksemburgu fqinjë, janë përpjekur ta vënë nën kontroll, së bashku me ushtrinë dhe fermerët.

Të dielën, ekipet e emergjencës janë përqëndruar te vija e zjarrit që po lëvizte në drejtim të Gjermanisë dhe shpresonin se moti më i freskët dhe më i lagësht do t’i ndihmonte përpjekjet për ta kufizuar zjarrin, ka thënë për Reuters Stephanie Ernoux, zëdhënëse e administratës së rajonit belg të Valonisë.

Zjarri është më shumë se dy herë më i madh se ai i vitit 2011, i cili dogji rreth 1,400 hektarë, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje.

BE-ja ka dërguar  të shtunën tre helikopterë dhe dy avionë zjarrfikës për hedhjen e ujit nga vende të ndryshme të Evropës, pasi Belgjika kërkoi përforcime emergjente.

исто така Малите земји од ЕУ прават големи чекори во производството на оружје СВЕТОТ Малите земји од ЕУ прават големи чекори во производството на оружје

Zjarri ka shpërthyer ndërsa vendet evropiane, përfshirë Belgjikën, po përjetonin këtë javë valën e pestë të të nxehtit të verës.

Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor kanë rritur mundësinë e kushteve të nxehta dhe të thata, të cilat bëjnë që zjarret pyjore të përhapen më shpejt dhe të zgjasin më gjatë.