KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
СВЕТОТ

Зеленски: САД предлагаат трилатерален состанок со Украина и Русија

zellensky

Shtetet e Bashkuara kanë propozuar që Emiratet e Bashkuara Arabe të presin një takim trepalësh me Ukrainën dhe Rusinë, me qëllim diskutimin e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës, ka bërë të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Pala amerikane ka propozuar një takim në nivel teknik, në format trepalësh”, u tha Zelensky gazetarëve gjatë një konference përmes WhatsApp-it.

Ai tha se Ukraina është në pritje të një propozimi nga Shtetet e Bashkuara për datën e takimit, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe janë sugjeruar si një nga vendet ku ai mund të zhvillohet, raporton Reuters.

Zelensky u takua këtë javë me presidentin amerikan, Donald Trump, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Në takim, sipas tij, u diskutuan mënyrat për t’i dhënë fund luftës, e cila nisi me pushtimin e plotë rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Pas takimit me Trumpin, Zelensky tha se negociatorët ukrainas zhvilluan bisedime me përfaqësuesit amerikanë për të diskutuar detaje konkrete.

“Ne do t’i informojmë dhe do t’i diskutojmë këto detaje me palën evropiane, ndërsa amerikanët do të bisedojnë me rusët. Pas dhjetë ditësh do të rikthehemi me një perspektivë të re ose me një rezultat”, tha Zelensky.

Ndërkohë, Kremlini ka deklaruar se një takim trepalësh me Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara mund të zhvillohet së shpejti.

Zelensky tha gjithashtu se i ka kërkuar Trumpit që ta ngrejë çështjen e luftës në Ukrainë gjatë bisedimeve të tij me presidentin kinez, Xi Jinping, i cili ndodhet për vizitë shtetërore në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti ukrainas tha se ende është në pritje të përgjigjeve nga ekipi amerikan, veçanërisht për përpjekjet për të ulur tensionet para dimrit.

Ai paralajmëroi ndërkohë partnerët evropianë se, sipas tij, Rusia do të vazhdojë sulmet hibride ndaj vendeve të tyre. Zelensky tha se Ukraina u ka ofruar ndihmë për përballimin e këtyre kërcënimeve.

Kremlini ka mohuar se qëndron pas akteve të sabotimit të raportuara në disa vende evropiane gjatë muajve të fundit.