KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
СВЕТОТ

Трамп предупредува дека многу наскоро ќе се случи нешто во врска со Иран

Доналд Трамп

Фото: Асошиетед прес

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mohuar se Uashingtoni është duke negociuar me Iranin, duke paralajmëruar se “diçka do të ndodhë shumë shpejt” lidhur me konfliktin mes dy vendeve.

“Ne nuk jemi duke negociuar me Iranin. Diçka do të ndodhë shumë shpejt, në një mënyrë ose në një tjetër. Shumica duket se mendojnë se kjo do të ndodhë pas zgjedhjeve”, u tha Trump gazetarëve para se të hipte në aeroplanin presidencial, Air Force One, në bazën ushtarake Andrews.

Deklarata e tij vjen pasi The New York Times raportoi se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë hartuar plane për sulme të reja ushtarake ndaj Iranit.

Sipas gazetës, sulmet mund të zhvillohen pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, të planifikuara për 3 nëntor. Duke cituar zyrtarë amerikanë dhe burime të tjera të njohura me çështjen, gazeta raportoi se të dy vendet kanë shtuar stërvitjet ushtarake në përgatitje për atë që e përshkruan si një “operacion të shkurtër, por intensiv”.

Në kuadër të këtyre përgatitjeve përfshihen edhe fluturime mbi Irakun, vend fqinj i Iranit në perëndim, për të simuluar manovra sulmuese.

Objektivat e mundshme të sulmeve përfshijnë infrastrukturën energjetike të Iranit, objektet bërthamore, si dhe depot e raketave dhe dronëve.

Sipas zyrtarëve të cituar nga gazeta, një valë e re e sulmeve të mëdha mund ta çojë ekonominë iraniane drejt kolapsit dhe ta detyrojë Teheranin të bëjë lëshime diplomatike.

Megjithatë, raportimi thekson se ekziston edhe mundësia që Trumpi t’i autorizojë sulmet që këtë muaj. Po ashtu, nuk përjashtohet mundësia që presidenti amerikan të vendosë përfundimisht të mos ndërmarrë asnjë veprim ushtarak kundër Iranit.