KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
СВЕТОТ

Трамп го повика Зеленски да ги запре нападите врз руските нафтени резерви

Доналд Трамп и Володимир Зеленски

Фото: Асошиетед прес

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka bërë thirrje të dielën presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, që të ndalojë sulmet ndaj karburantit dizel në Rusi, duke thënë se këto sulme po shkaktojnë mungesë të tij.

Trumpi është pyetur nga një gazetar nëse kishte folur me Zelenskyn pas bisedës së fundit me presidentin rus, Vladimir Putin.

Trumpi është përgjigjur duke i bërë thirrje Zelenskyt të ndalojë sulmet ndaj Rusisë.

“Zoti Zelensky duhet të bëjë një gjë. Duhet të ndalojë goditjen e karburantit dizel në Rusi”, u ka thënë Trumpi gazetarëve në margjinat e Irish Open, që po zhvillohet në klubin e tij në Doonbeg.

“Le të godasë objektivat, por jo karburantin dizel, sepse po shkakton mungesë të tij”, ka shtuar Trumpi. 

Civilë të shumtë janë vrarë dhe plagosur gjatë natës të së shtunës, ndërsa Rusia dhe Ukraina kanë vazhduar të sulmojnë njëra-tjetrën me valë dronësh.

Dy persona janë vrarë në Tatarstan të Rusisë, sipas zyrtarëve lokalë, ndërsa autoritetet ukrainase kanë raportuar sulme ruse me dronë ndaj portit të Odesës në Detin e Zi dhe një zjarr pranë një pike kufitare me Poloninë.

Rusia ka intensifikuar fushatën e saj ajrore javët e fundit, duke përdorur raketa balistike dhe dronë me motor reaktiv për të depërtuar në mbrojtjen ukrainase dhe për të përfituar nga pakësimi i rezervave të Kievit me raketash penguese. Sulmet e Moskës kanë shënjestruar rrjetin energjetik të Ukrainës përpara dimrit, në atë që zyrtarët thonë se synon të demoralizojë civilët.

Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur të dielën, pasi dronët ukrainas goditën qytetin Nizhnekamsk në Tatarstan, sipas zyrës së kreut të rajonit, Rustam Minnikhanov. Sipas deklaratës, dy civilë kanë humbur jetën pasi një dron është përplasur me një pemë pranë veturës së tyre të parkuar.

Sulmet e fundit ukrainase me rreze të gjatë kanë shënjestruar industrinë ruse të naftës dhe gazit, për të cilën Kievi thotë se financon dhe furnizon drejtpërdrejt luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Fushata ukrainase me dronë ka shkaktuar racionim të karburantit në të gjithë Rusinë, pavarësisht se vendi është një eksportues i rëndësishëm i naftës dhe gazit. Sulme të tjera ukrainase kanë goditur kompani të mëdha ruse të shitjeve online, duke e afruar gjithnjë e më shumë luftën me jetën e përditshme të qytetarëve.

Ukraina ka pretenduar gjithashtu të dielën se kishte goditur një rafineri të madhe nafte në Slavyansk-on-Kuban, në rajonin rus të Krasnodarit, përballë Krimesë. 

Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës (DIU) ka thënë se dronët e saj kishin goditur gjatë natës një njësi të rëndësishme të përpunimit të naftës dhe rezervuarët e rafinerisë, duke shkaktuar një zjarr të madh që mund të shihej nga dhjetëra kilometra larg.

Autoritetet e Krasnodarit kanë thënë ndërkaq  se sulmi ndaj “një ndërmarrjeje” në Slavyansk-on-Kuban ka plagosur tre persona, ka dëmtuar një tubacion nafte dhe ka shkaktuar zjarr. Ato nuk i janë përgjigjur drejtpërdrejt pretendimeve të Ukrainës.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë të dielën se gjatë natës forcat ruse kanë rrëzuar 389 dronë ukrainas, përfshirë mbi Tatarstan, rajone të tjera të Rusisë dhe Krimenë e pushtuar nga Rusia.