---
description: Rusia ka kryer sulme me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës gjatë natës, duke vrarë një person dhe duke plagosur 23 të tjerë, pavarësisht pjesëmarrjes në bisedimet m
title: Rusia sulmon Ukrainën ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA-në për t&#039;i dhënë fund luftës
image: https://resources.koha.net/images/2026/January/24/b9d08f43-c4bc-4a8b-904c-f89636647a32.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Rusia sulmon Ukrainën ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA-në për t'i dhënë fund luftës

![ukr](https://resources.koha.net/images/2026/January/24/b9d08f43-c4bc-4a8b-904c-f89636647a32.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 24 janar 2026 09:30
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 24 janar 2026 09:30
- Shpërndaje në:

Rusia ka kryer sulme me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës gjatë natës, duke vrarë një person dhe duke plagosur 23 të tjerë, pavarësisht pjesëmarrjes në bisedimet me SHBA-në që synojnë t'i japin fund luftës. 

Kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas, Kiev, Vitaly Klischo, tha se një person kishte vdekur dhe katër ishin plagosur pas një sulmi masiv. Ai shtoi se infrastruktura kritike e kryeqytetit ishte dëmtuar, gjë që kishte lënë 6,000 ndërtesa pa ngrohje. 

Sulme pati edhe në Kharkiv. Kryebashkiaku I këtij qyteti, Ihor Terekhov tha se 19 persona ishin plagosur gjatë sulmeve në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Në një deklaratë pas sulmeve, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se objektivi kryesor i rusëve ishte infrastruktura energjetike.

Sulmet u kryen në kohën kur delegacionet nga Rusia, Ukraina dhe SHBA-ja u takuan në Abu Dhabi në bisedimet e para trepalëshe që kur Kremlini nisi pushtimin në shkallë të plotë të fqinjit të saj në vitin 2022.

Një burim i ka thënë BBC-së se është bërë njëfarë përparimi, por çështja kryesore e territorit mbetet e pazgjidhur. Bisedimet pritet të vazhdojnë sot. 

[Edhe ![Tetë të vrarë nga sulmet ruse teksa OKB-ja diskuton se si ta ndalë luftën në Ukrainë](https://resources.koha.net/images/2026/September/24/072ca8dd-7f50-4668-87b3-db762c7b5423.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 24 sht 2026 Tetë të vrarë nga sulmet ruse teksa OKB-ja diskuton se si ta ndalë luftën në Ukrainë](https://www.koha.net/bote/tete-te-vrare-nga-sulmet-ruse-teksa-okb-ja-diskuton-se-si-ta-ndale-luften-ne-ukraine)

Rusia ka pushtuar afërsisht 20% të Ukrainës, duke përfshirë pjesë të rajonit lindor të Donbasit. Kremlini dëshiron që Ukraina të dorëzojë zona të mëdha të territorit. Ukraina e ka përjashtuar këtë mundësi.

 

[#ukraina](https://www.koha.net/tag/ukraina) [#rusia](https://www.koha.net/tag/rusia) [#lufta](https://www.koha.net/tag/lufta) [#shba](https://www.koha.net/tag/shba)

Artikuj të ngjashëm

- [![Të paktën 17 të vrarë në sulmin masiv rus në Kiev](https://resources.koha.net/images/2026/July/02/83c7647d-5028-4535-ba1f-c8fbc02ae3ed.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 2 kor 2026 Të paktën 17 të vrarë në sulmin masiv rus në Kiev](https://www.koha.net/bote/te-pakten-10-te-vrare-ne-sulmin-masiv-rus-ne-kiev)
- [![Një i vdekur dhe 21 të plagosur nga sulmet ruse në Kiev](https://resources.koha.net/images/2026/May/24/377eb72d-e9d0-47ad-b875-5658f803e2eb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 24 maj 2026 Një i vdekur dhe 21 të plagosur nga sulmet ruse në Kiev](https://www.koha.net/bote/nje-i-vdekur-dhe-21-te-plagosur-nga-sulmet-ruse-ne-kiev)
- [![Rusia intensifikon sulmet mbi Ukrainë, të paktën 13 të vrarë](https://resources.koha.net/images/2025/November/19/571c8241-62aa-4892-a732-0550d85a078e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 16 pri 2026 Rusia intensifikon sulmet mbi Ukrainë, të paktën 13 të vrarë](https://www.koha.net/bote/rusia-intensifikon-sulmet-mbi-ukraine-te-pakten-13-te-vrare)
- [![Rusia lëshon mbi 400 dronë, vriten katër persona](https://resources.koha.net/images/2024/October/07/6f7b8c74-1a2e-43b0-bba7-2c18377fb806.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 14 mar 2026 Rusia lëshon mbi 400 dronë, vriten katër persona](https://www.koha.net/bote/rusia-leshon-mbi-400-drone-vriten-kater-persona)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Arbëri.]() [Tahiri: Nesër të mos bëhet lojë me Ligjin për Specialen](https://www.koha.net/arberi/tahiri-neser-te-mos-behet-loje-me-ligjin-per-specialen)

[Futboll.]() [Një debutues tek Austria ndaj Kosovës](https://www.koha.net/futboll/nje-debutues-tek-austria-ndaj-kosoves)

[Arbëri.]() [Protestohet në Berlin kundër vendimit të Speciales](https://www.koha.net/arberi/protestohet-ne-berlin-kunder-vendimit-te-speciales)

[Futboll.]() [Krasniqi beson se Kosova mund ta arrijë vendin e parë](https://www.koha.net/futboll/krasniqi-beson-se-kosova-mund-ta-arrije-vendin-e-pare)

[Futboll.]() [Kosova publikon formacionin, kthehet Muriqi, starton Zhegrova](https://www.koha.net/futboll/kosova-publikon-formacionin-kthehet-muriqi-starton-zhegrova)

[Futboll.]() [Foda flet para ndeshjes ndaj Austrisë](https://www.koha.net/futboll/foda-flet-para-ndeshjes-ndaj-austrise)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Rusia sulmon Ukrainën ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA-në për t'i dhënë fund luftës","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/rusia-sulmon-ukrainen-ndersa-vazhdojne-bisedimet-me-shba-ne-per-ti-dhene-fund-luftes","datePublished":"2026-01-24T09:30:23+01:00","dateModified":"2026-07-11T08:15:08+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":236,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Rusia ka kryer sulme me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës gjatë natës, duke vrarë një person dhe duke plagosur 23 të tjerë, pavarësisht pjesëmarrjes në bisedimet m","url":"https://www.koha.net/bote/rusia-sulmon-ukrainen-ndersa-vazhdojne-bisedimet-me-shba-ne-per-ti-dhene-fund-luftes","keywords":"ukraina, rusia, lufta, shba","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/January/24/b9d08f43-c4bc-4a8b-904c-f89636647a32.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
