KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
СВЕТОТ

Русија возвраќа на Германија, предупредува со затворање на нејзините културни центри

Русија

Фото: Асошиетед прес

Rusia do të mbyllë qendrat kulturore gjermane në të gjithë vendin, ka deklaruar të enjten ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov. 

Ky veprim vjen pasi Berlini zyrtar fajësoi Moskën për një tentativë sulmi në Aeroportin e Leipzgut dhe njoftoi mbylljen e Konsullatës Ruse në Bon dhe qendrës kulturore Shtëpia Ruse në kryeqytetin gjerman. 

Lavrov ka thënë se qendrat kulturore që i përkasin Institutit Goethe të Gjermanisë do të mbyllen në Moskë, Shën Petersburg dhe Jekaterinburg, duke shtuar se çdo përgjigje tjetër do të tregonte mungesë “vetërespekti” nga ana e Rusisë. 

Duke folur në Forumin Ekonomik Lindor në Vladivostok, Lavrov ka thënë se Gjermania “nuk mund të mos e kishte kuptuar" se mbyllja e Shtëpisë Ruse do të “shenonte fundin e pranisë së tyre kulturore në Rusi”. 

Një dron i ngarkuar me eksplozivë është gjetur pranë një aeroplani ukrainas në Aeroportin Leipzigut më 4 gusht dhe më vonë u çaktivizua. 

Aeroporti është një qendër e madhe ndërkombëtare mallrash që përdoret për të ofruar mbështetje për Ukrainën. 

Moska zyrtare është akuzuar gjerësisht nga zyrtarët perëndimorë për drejtimin e një fushate sabotimi dhe përçarjeje me qëllim minimin e mbështetjes për Ukrainën dhe destabilizimin e kombeve evropiane.