KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
СВЕТОТ

Палестински градови што израелската армија ги срамни со земја

газа

Qyteti i Gazës

Фото: Асошиетед прес

Është ndoshta goditja më e rëndë që Izraeli i ka shkaktuar Rripit të Gazës në tri vjet: Qyteti Rafah që dikur ishte shtëpia e çerek milioni njerëzve, është bërë rrafsh me tokë. 

Imazhet satelitore tregojnë se ushtria e Izraelit ka rrafshuar sistematikisht qytetin dhe qyteza e distrikte të tjera. Shkatërrimi, me buldozerë dhe eksplozivë, ka vazhduar pandalur që nga marrëveshja Izrael-Hamas e arritur një vit më parë.

Pamja e gjymtuar e Gazës është vetëm njëra nga plagët e shumta e mbi 2 milionë palestinezëve të enklavës që kur Izraeli nisi fushatën për shkatërrimin e Hamasit, raporton Associated Press. 

Më shumë se një në çdo 10 banorë të Gazës, sipas popullsisë së regjistruar para luftës, është vrarë ose plagosur nga sulmet izraelite.  Ndërsa gati çdo familje ka familjarë të vdekur apo të plagosur, shumicës i është dashur të lëvizë disa herë për t’u ikur luftimeve ose kanë qenë të urdhëruar nga Izraeli. Me pothuajse të gjithë banorët e mbetur të pastrehë, territori bregdetar tashmë është shndërruar në një nga qytetet me tendat më të populluara në botë.

Pak ka gjasa për ndryshim në një të ardhme të afërt. Teksa marrëveshja e armëpushimit ndaloi ofensivat dhe bombardimet e rënda, Izraeli godet tendat, veturat dhe ndërtesat gati përditë dhe thotë se po shënjestron pjesëtarë të Hamasit – por rregullisht vret gra, fëmijë dhe familjarë. 

Njerëzve nuk u duhet më të ikin nga një vend në tjetrin, por pak prej tyre mund të rindërtojnë shtëpitë sepse Izraeli ndalon shumicën e materialit ndërtimor të futet në Gazë. Plani sipas marrëveshjes së armëpushimit për rindërtim të Gazës asnjëherë nuk ka nisur për shkak të dështimit të arritjes së marrëveshjes për çarmatimin e grupit militant. 

Popullsia e Gazës është tkurrur në rreth 40 për qind të territorit të vogël, ndërkohë që ushtria izraelite kontrollon pjesën tjetër. Imazhet satelitore të “Planet Labs PBC” tregojnë se shumica dërrmuese e ndërtesave në pjesën e kontrolluar nga Izraeli janë rrënuar. 

Ushtria e Izraelit thotë se po i shkatërron ndërtesat për të parandaluar përdorimin e tyre nga militantët e Hamasit, ose për t’i shkatërruar tunelet e grupit. 

Por një ekspert i Kombeve të Bashkuara në një raport të shkurtit se shkalla e shkatërrimit të shtëpive civile dhe infrastrukturës në Gazë “është e paprecedentë”. Në raport thuhet se kjo mund të përbëjë krim kundër njerëzimit ose të arrijë nivelin e gjenocidit. 

Izraeli mohon akuzat për gjenocid duke këmbëngulur se shënjestron militantë të Hamasit dhe infrastrukturën e tyre. 

Imazhet e “Planet Labs” tregojnë të paktën 50 poste ushtarake izraelite nëpër pjesën e kontrolluar nga Izraeli, me të paktën 18 prej të cilave të ndërtuara prej kur nisi armëpushimi. 

Pjesa më e madhe e Rafahut u bë rrafsh me tokë para armëpushimit, por imazhet tregojnë se trupat izraelite vazhdojnë t’i shkatërrojnë edhe ato ndërtesa që kanë mbetur në këmbë. 

Në Jabaliya në veri, pjesa më e madhe e kompleksit të spitalit al-Awda u kthye në rrënoja, ashtu si një numër ndërtesash të shkollave. Jabaliya ishte dikur kampi i refugjatëve më i madhi në Rripin e Gazës, shtëpi e rreth 120 mijë refugjatëve dhe qindra mijëra banorëve. 

Aktualisht një prej pak ndërtesave që qëndrojnë është Spitali Indonezian, por i zbrazët që kur izraelitët e mbyllën në qershor 2025. Ushtria izraelite ndërtoi bazë ushtarake afër. 

Ngjashëm, pjesa më e madhe e Beit Hanoun, dikur qytet me rreth 70 mijë banorë, dhe Shijaiya, lagje prej 800 vjetësh, tani janë vetëm grupe rrënojash.