KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
СВЕТОТ

Путин: Последните пет години беа многу тешки за Русија

Владимир Путин

Фото: Асошиетед прес

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar të hënën se Rusia ka kaluar një periudhë "jashtëzakonisht kritike" gjatë pesë vjetëve të fundit.

Ai e ka bërë këtë deklaratë ndërsa fliste në një takim në Kremlin me anëtarët e legjislaturës së tetë të Dumës së Shtetit, që është dhoma e ulët e parlamentit, mandati i së cilës po përfundon.

"Pesë vjetët e fundit, periudha e mandatit tuaj si deputetë, kanë qenë të vështira dhe jashtëzakonisht kritike për vendin tonë”, ka thënë Putini. 

"Pa asnjë ekzagjerim, kjo është një nga fazat vendimtare në historinë e atdheut tonë. Në lojë janë fati dhe e ardhmja e popullit tonë”, ka shtuar Putini.

Ai e ka përshkruar këtë moment si një pikë kthese në çështjet globale. 

исто така По една година со Трамп, лидерите на ЕУ учат да живеат со реалноста на недоверлив сојузник СВЕТОТ По една година со Трамп, лидерите на ЕУ учат да живеат со реалноста на недоверлив сојузник

"Është një kohë kur, mes një konkurrence të ashpër, po marrin formë konturet e një rendi të ri botëror”, është shprehur presidenti rus.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka bërë pothuajse katër vjet e gjysmë që ka nisur teksa përpjekjet për t’i dhënë fund kanë ngecur që kur ka nisur lufta SHBA-Iran, më 28 shkurt.