KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
СВЕТОТ

Започна тридневниот процес на гласање за парламентарните избори во Русија

руси

Фото: Асошиетед прес

Rusët të premten kanë nisur procesin treditor të votimit në zgjedhjet parlamentare të vendit, të parat që zhvillohen gjatë kohës së luftës në Ukrainë.

Në zgjedhje ka pothuajse aspak opozitë dhe ato pritet të sigurojnë vazhdimin e dominimit politik të Kremlinit, raporton AP.

Autoritetet kanë vendosur që zgjedhjet të zhvillohen gjatë fundjavës, në përpjekje për të rritur pjesëmarrjen e 111 milionë votuesve me të drejtë vote.

Për qytetarët është mundësuar edhe votimi elektronik. Qendrat e votimit u hapën të premten dhe do të mbyllen të dielën.

Kremlini synon që këto zgjedhje parlamentare, të parat që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës në vitin 2022, të tregojnë mbështetjen e qytetarëve për luftën dhe t’i japin një pamje legjitimiteti veprimeve të tij.

Autoritetet kanë kërkuar të shmangin çdo rrezik politik, duke shtypur edhe shenjat më të vogla të kundërshtimit.

“Zgjedhja dhe vendosmëria juaj do të tregojnë edhe një herë se miliona njerëz qëndrojnë pas luftëtarëve tanë, se jemi një popull i bashkuar, i lidhur nga vlerat e përbashkëta, kujtesa historike dhe dashuria për atdheun”, deklaroi presidenti Vladimir Putin para votimit.

Partia kryesore e Kremlinit, Rusia e Bashkuar, pritet të ruajë kontrollin e gjerë mbi Dhomën e Ulët të Parlamentit.

Edhe disa parti më të vogla të “opozitës sistemike”, të cilat votojnë në përputhje me qeverinë për çështjet kryesore, pritet të ruajnë praninë e tyre në parlament.