---
description: Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se është “në gjendje të shkëlqyer fizike”, pasi raporti i tij vjetor mjekësor zbuloi se i ishte hequr një
title: Netanyahu zbulon se fshehurazi iu nënshtrua trajtimit të kancerit të prostatës
image: https://resources.koha.net/images/2026/April/24/80f38b53-69ce-4c3d-b8bb-128a99f1f43b.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Netanyahu zbulon se fshehurazi iu nënshtrua trajtimit të kancerit të prostatës

![Benjamin Netanyahu](https://resources.koha.net/images/2026/April/24/80f38b53-69ce-4c3d-b8bb-128a99f1f43b.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 24 prill 2026 16:02
- Shpërndaje në:

- 24 prill 2026 16:02
- Shpërndaje në:

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se është “në gjendje të shkëlqyer fizike”, pasi raporti i tij vjetor mjekësor zbuloi se i ishte hequr një tumor malinj.

Në një postim në rrjetin social “X” të premten, Netanyahu ka bërë të ditur se gjatë kontrollit rutinë mjekësor, pas një operacioni të suksesshëm për zmadhimin e prostatës, mjekët zbuluan një tumor malinj në fazë të hershme.

Ai shtoi se trajtimi “e ka eliminuar plotësisht problemin dhe nuk ka mbetur asnjë gjurmë”.

Netanyahu bëri të ditur se kishte kërkuar shtyrjen e publikimit të raportit të tij shëndetësor, në mënyrë që të mos bëhej publik në kulmin e luftës mes SHBA-së dhe Izraelit me Iranin, për të shmangur, sipas tij, përhapjen e “propagandës edhe më të rreme kundër Izraelit” nga Teherani.

Udhëheqësi 76-vjeçar ka thënë se operacionin për zmadhimin e prostatës e kishte kryer në vitin 2024 dhe që prej atëherë ka qenë nën monitorim të rregullt mjekësor. 

“Pata një problem të vogël mjekësor me prostatën që u trajtua plotësisht. Falë Zotit, tashmë është pas meje”, u shpreh ai.

[Edhe ![Netanyahu kërkon që të falet në gjyqin për korrupsion](https://resources.koha.net/images/2025/November/30/486e3fd3-1a7c-4f21-8504-53c46d7d4ee7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 30 nën 2025 Netanyahu kërkon që të falet në gjyqin për korrupsion](https://www.koha.net/bote/netanyahu-kerkon-qe-te-falet-ne-gjyqin-per-korrupsion)

Në postimin e tij, Netanyahu theksoi gjithashtu se kishte zgjedhur të ndërmerrte trajtimin menjëherë.

“Kur më jepet në kohë informacioni për një rrezik të mundshëm, dua ta trajtoj menjëherë”, tregoi ai.

[#Benjamin Netanyahu](https://www.koha.net/tag/benjamin-netanyahu) [#izrael](https://www.koha.net/tag/izrael) [#kancer](https://www.koha.net/tag/kancer)

Artikuj të ngjashëm

- [![Në Izrael nisin negociatat e vështira për formimin e qeverisë pasi Netanyahu humbi shumicën parlamentare](https://resources.koha.net/images/2026/October/30/0d762937-3cda-4eb4-a4a7-6d5504125072.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 30 tet 2026 Në Izrael nisin negociatat e vështira për formimin e qeverisë pasi Netanyahu humbi shumicën parlamentare](https://www.koha.net/bote/ne-izraelnisin-negociatat-e-veshtira-per-formimin-e-qeverise-pasinetanyahu-humbi-shumicen-parlamentare)
- [![19 vjet në pushtet - Netanyahu kandidon për mandatin e shtatë rekord](https://resources.koha.net/images/2026/October/27/ad5764e5-b98b-4002-b3df-051f33e5b25a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 27 tet 2026 19 vjet në pushtet - Netanyahu kandidon për mandatin e shtatë rekord](https://www.koha.net/bote/19-vjet-ne-pushtet-netanyahu-kandidon-per-mandatin-e-shtate-rekord)
- [![Netanyahu raportohet se ka vizituar fshehtas Emiratet e Bashkuara Arabe të dielën](https://resources.koha.net/images/2026/September/28/e42fb2b4-3fb8-4512-b30f-eac0fe952815.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 28 sht 2026 Netanyahu raportohet se ka vizituar fshehtas Emiratet e Bashkuara Arabe të dielën](https://www.koha.net/bote/netanyahu-raportohet-se-ka-vizituar-fshehtas-emiratet-e-bashkuara-arabe-te-dielen)
- [![Joe Bidenit i është përhapur kanceri përtej kockave, njofton djali i tij](https://resources.koha.net/images/2024/October/17/773c5e6b-3492-4816-a01d-b51d9fa5ec4d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 9 gus 2026 Joe Bidenit i është përhapur kanceri përtej kockave, njofton djali i tij](https://www.koha.net/bote/joe-bidenit-i-eshte-perhapur-kanceri-pertej-kockave-njofton-djali-i-tij)

[Botë.]() [Aplikacioni ukrainas për alarmet ajrore dyshohet se u hakua, përdoruesit morën paralajmërime të rreme për rrezik nga rrezatimi](https://www.koha.net/bote/aplikacioni-ukrainas-per-alarmet-ajrore-dyshohet-se-u-hakua-perdoruesit-moren-paralajmerime-te-rreme-per-rrezik-nga-rrezatimi)

[Sporte të tjera.]() [Antonelli shkruan histori, kampioni më i ri në Formula 1](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/antonelli-shkruan-histori-kampioni-me-i-ri-ne-formula-1)

[Kronikë.]() [Policia sekuestron katër armë zjarri në Zubin-Potok](https://www.koha.net/kronike/policia-sekuestron-kater-arme-zjarri-ne-zubin-potok)

[Botë.]() [Rrëzohet një aeroplan në Florida, nëntë të vdekur](https://www.koha.net/bote/rrezohet-nje-aeroplan-ne-florida-nente-te-vdekur)

[Kronikë.]() [Policia inicion rast ndaj një 19-vjeçari, pa patentë shoferë drejtoi veturën me shpejtësi 170 km/h në zonë urbane](https://www.koha.net/kronike/policia-inicion-rast-ndaj-nje-19-vjecari-pa-patente-shofere-drejtoi-veturen-me-shpejtesi-170-kmh-ne-zone-urbane)

[Futboll.]() [Zhegrova asiston, Juventusi fiton derbin ndaj Napolit](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-inkuadrohet-ne-fushe-1)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Netanyahu zbulon se fshehurazi iu nënshtrua trajtimit të kancerit të prostatës","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/netanyahu-zbulon-se-fshehurazi-iu-nenshtrua-trajtimit-te-kancerit-te-prostates","datePublished":"2026-04-24T16:02:40+02:00","dateModified":"2026-07-11T10:40:05+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":243,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se është “në gjendje të shkëlqyer fizike”, pasi raporti i tij vjetor mjekësor zbuloi se i ishte hequr një","url":"https://www.koha.net/bote/netanyahu-zbulon-se-fshehurazi-iu-nenshtrua-trajtimit-te-kancerit-te-prostates","keywords":"Benjamin Netanyahu, izrael, kancer","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/April/24/80f38b53-69ce-4c3d-b8bb-128a99f1f43b.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
