KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
СВЕТОТ

Нетанјаху: Сè уште е рано да се утврди мотивот на пилотот што го нападна авионот од Дубаи до Израел

Авионот

Фото: Асошиетед прес

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se është ende herët për të thënë pse një pilot goditi me thikë një pilot tjetër dhe u përpoq të merrte kontrollin e një fluturimi nga Dubai në Tel Aviv.

Avioni i kompanisë "Flydubai" ka humbur papritur lartësi prej më shumë se 5,200 metrash, dy orë pas nisjes së udhëtimit, të mërkurën në mëngjes, gjatë sulmit, përpara se pasagjerët dhe ekuipazhi të neutralizonin pilotin dhe të rimerrnin kontrollin për të bërë një ulje të sigurt.

Piloti i goditur me thikë, i identifikuar si shtetasi indian, Kapiteni Smit Machchhar, është dërguar në spital, por gjendja e tij është e qëndrueshme. Ai është cilësuar si një "hero i vërtetë" nga kryeministri Benjamin Netanyahu.

Pas uljes, pasagjerët kanë përshkruar momentin kur kishin hyrë me forcë në kabinën e pilotit, kishin dëgjuar britma dhe parë gjak.

Duke e përshkruar ngjarjen si "një incident serioz sigurie", Netanyahu ka thënë se autori i dyshuar i sulmit është arrestuar në Arabinë Saudite.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë një motiv për veprimin e pilotit sulmues, teksa kryeministri izraelit ka thënë se ishte "shumët herët për të thënë" nëse kishte ndonjë shenjë të përfshirjes së Iranit.

Duke folur për "Fox Neës" më vonë të mërkurën, Netanyahu ka thënë se priste që autori të dërgohej në Emiratet e Bashkuara Arabe, vendi nga ku ishte nisur avioni.

Ai i ka thënë CNN-it se Izraeli nuk kishte pasur asnjë paralajmërim apo informacion paraprak të inteligjencës lidhur me incidentin në avion, i cili po transportonte 174 persona drejt Izraelit.

Pasagjerët, të cilët ishin pothuajse të gjithë izraelitë, kanë mbërritur në Tel Aviv më vonë të mërkurën me një fluturim riatdhesimi.

Machchhar, piloti i goditur me thikë, është vlerësuar si "hero" nga Netanyahu dhe udhëheqësi i Indisë, Narendra Modi.

"Pavarësisht se u godit me thikë dhe u plagos rëndë, ai luftoi, rezistoi, hapi derën e kabinës dhe mundësoi që pasagjerët dhe ekuipazhi të neutralizonin sulmuesin, duke parandaluar kështu një katastrofë ajrore”, ka shkruar Netanyahu në platformën X.

Ambasada indiane në Arabinë Saudite ka njoftuar se Machchhar ndodhej në spital në gjendje të qëndrueshme.