KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
СВЕТОТ

Иранската валута падна на историски најниско ниво

Техеран

Фото: Асошиетед прес

Monedha e Iranit është dobësuar në nivelin më të ulët historik kundrejt dollarit, mes përpjekjeve të SHBA-së për të paralizuar ekonominë e vendit pas gati gjashtë muajsh lufte.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, pritet të njoftojë të hënën sanksione të reja të SHBA-së ndaj Iranit.

Duke paralajmëruar për një “Ditë D ekonomike”, Bessent ka shkruar të hënën në "Financial Times" se “Në agim fillon një Ditë D ekonomike – ofensiva më e madhe financiare e ndërmarrë ndonjëherë kundër një kundërshtari”.

“Objektivi ynë është të ndërpresim çdo rrugë jetike ekonomike që mban në këmbë regjimin tiranik, derisa Teherani të mbetet i vetëm”, ka shkruar ai. 

Riali tregtohej me 1.992 milionë rialë për një dollar në tregun e parregulluar të hënën, sipas Bloomberg News, i cili citoi të dhënat e faqes së monitorimit Bonbast. Kjo përfaqëson një rënie prej 4.5% që kur Donald Trumpi njoftoi javën e kaluar një “operacion dërrmues ekonomik” kundër Teheranit zyrtar.

Një tjetër faqe jozyrtare monitorimi, TGJU, ka raportuar se riali e kishte kaluar pragun e 2 milionë rialëve për një dollar të dielën.

Monedha është nën presion për shkak të përpjekjeve të SHBA-së për ta izoluar Iranin, duke kërcënuar partnerët e paktë tregtarë që i kanë mbetur vendit, ndërsa bllokon portet kryesore të tij në Gjirin Persik dhe pengon eksportet e naftës.

исто така Иран вели дека Ормутскиот теснец е во негови раце и дека мора да се плаќа патарина за премин СВЕТОТ Иран вели дека Ормутскиот теснец е во негови раце и дека мора да се плаќа патарина за премин

Javën e kaluar, guvernatori i bankës qendrore të Iranit, Abdolnaser Hemmati, ka thënë se eksportet e naftës së papërpunuar të vendit “praktikisht kanë ndaluar”. 

Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga partnerët kryesorë tregtarë të Teheranit, kanë thënë javën e kaluar se kishin pezulluar të gjitha transaksionet financiare me Iranin deri në një njoftim të mëtejshëm.

E gazeta kryesore financiare e Iranit, Donya-e Eqtesad, ka thënë se rënia e monedhës ishte shkaktuar nga ndërprerja e transfertave valutore dhe rënia e eksporteve, krahas rritjes së kërkesës për importe dhe shtimit të pritshmërive për inflacion.