---
description: Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, e ka udhëhequr partinë e tij drejt një fitoreje dërrmuese në zgjedhjet e mesmandatit të cilat u mbajtën të dielën, pas d
title: Milei fiton bindshëm në zgjedhjet e mesmandatit në Argjentinë
image: https://resources.koha.net/images/2024/May/21/5ab88f2c-ff8b-4e96-a2e6-0c9bb051293d.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Milei fiton bindshëm në zgjedhjet e mesmandatit në Argjentinë

![Javier Milei](https://resources.koha.net/images/2024/May/21/5ab88f2c-ff8b-4e96-a2e6-0c9bb051293d.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- 27 tetor 2025 08:29
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 27 tetor 2025 08:29
- Shpërndaje në:

Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, e ka udhëhequr partinë e tij drejt një fitoreje dërrmuese në zgjedhjet e mesmandatit të cilat u mbajtën të dielën, pas dy vjetëeve të para të presidencës së tij, raportoi të hënën BBC-ja.

Partia e tij, La Libertad Avanza, fitoi gati 41% të votave, duke marrë 13 nga 24 ulëset në Senat dhe 64 nga 127 ulëse në Dhomën e Ulët që ishin në garë.

Fitorja e tij do ta bëjë më të lehtë për presidentin që të ecë përpara me programin e tij për të ulur shpenzimet shtetërore.

Përpara votimit, aleati i Mileit, Donald Trump, e bëri të qartë se ndihma prej 40 miliardë dollarësh e njoftuar së fundmi nga SHBA-ja për Argjentinën do të varej nga ruajtja e momentumit politik të Mileit.

Mbështetësit e Mileit e mirëpritën këtë, megjithëse kritikët akuzuan Donald Trumpin për ndërhyrje të huaja në zgjedhjet e Argjentinës.

Para këtyre zgjedhjeve, partia e tij ka pasur vetëm shtatë vende në Senat dhe 37 vende në Dhomën e Ulët.

[#Javier Milei](https://www.koha.net/tag/javier-milei) [#argjentine](https://www.koha.net/tag/argjentine) [#zgjedhjet](https://www.koha.net/tag/zgjedhjet)

Artikuj të ngjashëm

- [![Presidenti i Argjentinës flet për ndodhitë e Botërorit](https://resources.koha.net/images/2026/July/24/e1c4ff64-30ee-439d-a7f7-45392b22aed5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botërori 2026 24 kor 2026 Presidenti i Argjentinës flet për ndodhitë e Botërorit](https://www.koha.net/boterori-2026/presidenti-i-argjentines-flet-per-ndodhite-e-boterorit)
- [![Festë kombëtare në Argjentinë, pavarësisht humbjes](https://resources.koha.net/images/2026/July/20/248a290f-1cdc-4690-918e-f45712b28a44.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botërori 2026 20 kor 2026 Festë kombëtare në Argjentinë, pavarësisht humbjes](https://www.koha.net/boterori-2026/feste-kombetare-ne-argjentine-pavaresisht-humbjes)
- [![Presidenti i Argjentinës gjuhet me gurë në Buenos Aires për shkak të një skandali korrupsioni](https://resources.koha.net/images/2025/August/28/2875d817-d9b4-46d2-9c3d-33d1ba416716.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 28 gus 2025 Presidenti i Argjentinës gjuhet me gurë në Buenos Aires për shkak të një skandali korrupsioni](https://www.koha.net/bote/presidenti-i-argjentines-gjuhet-me-gure-n-buenos-aires-per-shkak-te-nje-skandali-korrupsioni)
- [![Trumpi takohet me presidentin e Argjentinës](https://resources.koha.net/images/2024/November/15/8df10eac-433a-4bd3-a465-93f12506a3b4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 15 nën 2024 Trumpi takohet me presidentin e Argjentinës](https://www.koha.net/bote/trumpi-takohet-me-presidentin-e-argjentines)
- [![Tjetër besëtytni nga argjentinasit për finalen ndaj Spanjës](https://resources.koha.net/images/2026/July/16/bb1e3fd1-7225-47e7-a6a0-a3a8951c159b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botërori 2026 16 kor 2026 Tjetër besëtytni nga argjentinasit për finalen ndaj Spanjës](https://www.koha.net/boterori-2026/tjeter-besetytni-nga-argjentinasit-per-finalen-ndaj-spanjes)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Arbëri.]() [Temperaturat zbresin deri në 2 gradë javën e ardhshme](https://www.koha.net/arberi/temperaturat-zbresin-deri-ne-2-grade-javen-e-ardhshme)

[Botë.]() [Polonia dhe Lituania hartojnë plan për evakuimin ndërkufitar nga Baltiku](https://www.koha.net/bote/polonia-dhe-lituania-hartojne-plan-per-evakuimin-nderkufitar-nga-baltiku)

[Botë.]() [Kriza e banimit - Dëbimi i një 87-vjeçareje nxit protesta në Madrid](https://www.koha.net/bote/kriza-e-banimit-debimi-i-nje-87-vjecareje-nxit-protesta-ne-madrid)

[Lifestyle.]() [Si ndihmon lëngu i patates në rritjen e flokëve](https://www.koha.net/lifestyle/si-ndihmon-lengu-i-patates-ne-rritjen-e-flokeve)

[Shtojca për Kulturë.]() [Jeta e tyre u ndërpre, por rruga vazhdoi](https://www.koha.net/shtojca-kulture/jeta-e-tyre-u-nderpre-por-rruga-vazhdoi)

[Futboll.]() [Katër ndryshime tek Austria](https://www.koha.net/futboll/kater-ndryshime-tek-austria)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Milei fiton bindshëm në zgjedhjet e mesmandatit në Argjentinë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/milei-fiton-bindshem-ne-zgjedhjet-e-mesmandatit-ne-argjentine","datePublished":"2025-10-27T08:29:20+01:00","dateModified":"2026-07-11T11:45:07+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":198,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, e ka udhëhequr partinë e tij drejt një fitoreje dërrmuese në zgjedhjet e mesmandatit të cilat u mbajtën të dielën, pas d","url":"https://www.koha.net/bote/milei-fiton-bindshem-ne-zgjedhjet-e-mesmandatit-ne-argjentine","keywords":"Javier Milei, argjentine, zgjedhjet","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/May/21/5ab88f2c-ff8b-4e96-a2e6-0c9bb051293d.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
