KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
СВЕТОТ

Над три милиони евра скриени во ѕидови, уапсени 34 лица во Италија

Запленети пари

Një operacion i madh në Napoli ka çuar në arrestimin e 34 personave dhe zbulimin e 3.2 milionë eurove para të gatshme të fshehura në muret, dyshemetë dhe mobiliet e një apartamenti. 

Në banesë u gjetën gjithashtu ora luksoze Rolex, armë dhe mjete që dyshohet se përdoreshin për trafik droge, raportoi CNN-i.

Policia italiane ka zbuluar rreth 3.2 milionë euro të fshehura në mënyrë të sofistikuar brenda një apartamenti në zonën e Caivanos, pranë Napolit.

Zbulimi u bë të hënën në orët e para të mëngjesit, gjatë një operacioni të gjerë të forcave anti-mafia.

Sipas karabinierëve të Napolit, paratë ishin kryesisht në kartëmonedha 50-euroshe dhe ishin fshehur në vende të ndryshme të apartamentit. 

Kartëmonedhat ishin mbështjellë me celofan dhe ishin vendosur poshtë pllakave të dyshemesë dhe mureve, si dhe në sirtarë të fshehtë brenda dollapëve.

Paratë u nxorën nga banesa me kova plastike dhe më pas u transportuan me një automjet të blinduar.

Gjatë kontrollit, autoritetet gjetën gjithashtu 11 ora luksoze Rolex, armë dhe mjete që, sipas hetuesve, lidhen me shitjen e drogës.

Operacioni ishte rezultat i një hetimi disa-mujor të udhëhequr.

Autoritetet thanë se hetimi u ndihmua edhe nga informatorë, të cilët u kishin dhënë prokurorëve informacion në këmbim të mbrojtjes.

Sipas karabinierëve, të arrestuarit dyshohen për një sërë veprash penale, përfshirë pjesëmarrje në një organizatë me karakter mafioz, trafik droge, zhvatje dhe posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen e tyre.

Sipas autoriteteve italiane, paratë do të transferohen në “Justice Fund”, fondi që mbështet viktimat e krimit të organizuar.