Natalie Harp është një nga ndihmëset më besnike të Donald Trumpit dhe përkushtimi i saj ndaj presidentit është bërë i njohur brenda Shtëpisë së Bardhë.
Në tetor 2023, kur Trumpi duhej të shkonte në gjykatë në New York, nuk kishte vend për Harpin në autokolonën e tij. Ajo këmbënguli se Trumpi e kishte kërkuar personalisht pranë tij. Pasi nuk iu dha një vend, Harp u fut në bagazhin e një prej veturave, për të mos mbetur pas.
Episodi, i raportuar tani për herë të parë, tregon nivelin e pazakontë të përkushtimit të saj ndaj Trumpit.
Harp iu bashkua stafit të tij në vitin 2022 dhe gjatë fushatës për rizgjedhje e ndiqte në të gjithë vendin, duke i sjellë lajme pozitive, artikuj dhe materiale për rrjetet sociale. Për këtë arsye, aleatët e quajtën “printerja njerëzore”.
Harp është bërë një ndërmjetëse e rëndësishme mes Trumpit dhe botës së jashtme. Ajo përcjell mesazhe nga aleatët, organizon takime, përgatit postime në Truth Social dhe u dërgon ligjvënësve artikuj apo mesazhe në emër të presidentit.
исто така
Како беше постигнат договорот за Газа?
“Trumpit i pëlqen vëmendja dhe fakti që ajo është 100% e përkushtuar dhe besnike. Ajo nuk e vë në dyshim, nuk e pyet”, ka thënë një këshilltar i Shtëpisë së Bardhë.
Por roli i saj ka shkaktuar edhe pakënaqësi. Disa këshilltarë janë ankuar se Harp merr pjesë edhe në takime private me Trumpin, ndërsa ajo u ka thënë të tjerëve se i raporton vetëm presidentit.
Marrëdhënia e saj me Trumpin është vënë sërish në qendër të vëmendjes pasi senatori demokrat Jon Ossoff e përmendi në një fjalim kritik ndaj presidentit. Ai iu referua edhe faktit që Harp e kishte shoqëruar Trumpin gjatë një largimi të fshehtë nga Turqia, për shkak të një kërcënimi nga Irani.
Shtëpia e Bardhë e ka mbrojtur Harpin si “një nga ndihmëset më besnike dhe më punëtore” të Trumpit.
исто така
Деценија по Брегзит, новиот британски премиер и предизвиците во однос на ЕУ
Një person në dijeni të marrëdhënies së tyre e ka përshkruar atë si një marrëdhënie “babë-bijë”.
Pavarësisht kritikave dhe shqetësimeve për ndikimin e saj, Harp vazhdon të jetë një nga njerëzit më të afërt me Trumpin.
