---
description: Kryeministri populist çek Andrej Babis ka mbështetur të shtunën udhëheqësin hungarez Viktor Orban përpara zgjedhjeve parlamentare të së dielës, duke thënë se ai
title: Kryeministri çek mbështet Orbanin e Hungarisë përpara votimeve
image: https://resources.koha.net/images/2025/October/04/c73d1ee4-d933-4e49-a688-6dbe8c8eb4f4.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Kryeministri çek mbështet Orbanin e Hungarisë përpara votimeve

![Andrej Babish](https://resources.koha.net/images/2025/October/04/c73d1ee4-d933-4e49-a688-6dbe8c8eb4f4.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- 11 prill 2026 11:49
- Shpërndaje në:

- 11 prill 2026 11:49
- Shpërndaje në:

Kryeministri populist çek Andrej Babis ka mbështetur të shtunën udhëheqësin hungarez Viktor Orban përpara zgjedhjeve parlamentare të së dielës, duke thënë se ai ishte zgjedhja më e mirë për interesat dhe stabilitetin hungarez në kohë të trazuara.

Sondazhet e opinionit tregojnë se Orban, një nacionalist i cili është përplasur vazhdimisht me Brukselin dhe mban lidhje miqësore me Kremlinin, mund të rrëzohet pas 16 vjetësh nga ish-aleati i tij i shndërruar në udhëheqës të opozitës, Peter Magyar.

"Mbështes Viktor Orban këtë të diel. Ai gjithmonë ka luftuar për një Evropë më të fortë, një Evropë të ndërtuar mbi paqen, kombet sovrane, shtetet anëtare sovrane, konkurrencën", tha Babis në një shkrim në X.

"Në kohë të trazuara, zgjedhja e stabilitetit dhe lidershipit të provuar ka më shumë rëndësi se kurrë."

Babis, një biznesmen miliarder, është shndërruar nga një politikan liberal pro-BE në një aleat të ngushtë të Orbanit në fraksionin e tyre Patriotët për Evropën në Parlamentin Evropian.

Që kur u kthye në pushtet vitin e kaluar pas një periudhe në opozitë, Republika Çeke ka shkurtuar ndihmën e saj për Ukrainën dhe ka refuzuar të marrë pjesë në kredinë prej 90 miliardë eurosh të BE-së për Kievin.

[Edhe ![Kremlini shpreson për lidhje pragmatike me udhëheqjen e re hungareze](https://resources.koha.net/images/2025/July/27/427e0fa9-c07b-4c33-a1c8-696f4fc58903.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 13 pri 2026 Kremlini shpreson për lidhje pragmatike me udhëheqjen e re hungareze](https://www.koha.net/bote/kremlini-shpreson-per-lidhje-pragmatike-me-udheheqjen-e-re-hungareze)

Kabineti i Babis, i cili përfshin një parti të ekstremit të djathtë anti-NATO, po përpiqet të përmbysë politikat e dekarbonizimit të BE-së dhe po përgatit legjislacion për të riorganizuar median publike dhe për të vënë organizatat joqeveritare nën një mbikëqyrje më të afërt.

Kundërshtarët thonë se planet janë modeluar sipas reformave hungareze dhe sllovake e që dëmtojnë standardet demokratike.  
 

[#hungari](https://www.koha.net/tag/hungari) [#viktor orban](https://www.koha.net/tag/viktor-orban) [#çekia](https://www.koha.net/tag/cekia)

Artikuj të ngjashëm

- [Kolumne 13 pri 2026 Largimi i Orbanit nga i cili mund të nxjerrin mësime liderët me synime autoritare](https://www.koha.net/kolumne/largimi-i-orbanit-nga-i-cili-mund-te-nxjerrin-mesime-lideret-me-synime-autoritare)
- [![Merr fund pushteti 16-vjeçar i Orbanit, Magyar fiton zgjedhjet në Hungari](https://resources.koha.net/images/2026/April/12/37f89b2f-2aa1-4c6a-b320-1c811aa5f0dc.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 12 pri 2026 Merr fund pushteti 16-vjeçar i Orbanit, Magyar fiton zgjedhjet në Hungari](https://www.koha.net/bote/hungarezet-vendosin-nese-do-ti-japin-fund-16-viteve-te-sundimit-te-orbanit)
- [![Nxitja e të rinjve për ndryshim kërcënon sundimin 16-vjeçar të Orbanit](https://resources.koha.net/images/2025/October/24/97cc14b3-920c-4cad-a9b0-51d1e27f026e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 5 pri 2026 Nxitja e të rinjve për ndryshim kërcënon sundimin 16-vjeçar të Orbanit](https://www.koha.net/bote/nxitja-e-te-rinjve-per-ndryshim-kercenon-sundimin-16-vjecar-te-orbanit)
- [![Zgjedhjet e 12 prillit – Orban merr mbështetjen e së djathtës ekstreme të Evropës](https://resources.koha.net/images/2026/March/24/57138b5f-9105-4882-869b-25b41a9f3ffb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 24 mar 2026 Zgjedhjet e 12 prillit – Orban merr mbështetjen e së djathtës ekstreme të Evropës](https://www.koha.net/bote/zgjedhjet-e-12-prillit-orban-merr-mbeshtetjen-e-se-djathtes-ekstreme-te-evropes)

[Kolumne.]() [Normalizimi pa dialog](https://www.koha.net/kolumne/normalizimi-pa-dialog)

[Kulturë.]() [“Ata s’janë më” bashkon në tryezë familjen që u zhbë nga gjenocidi serb](https://www.koha.net/kulture/ata-sjane-me-bashkon-ne-tryeze-familjen-qe-u-zhbe-nga-gjenocidi-serb)

[Arbëri.]() [Moti sot kryesisht i vranët dhe me riga shiu](https://www.koha.net/arberi/moti-sot-kryesisht-i-vranet-dhe-me-riga-shiu)

[Showbiz.]() [Bradley Cooper rikthehet në ekran me filmin e ri “G.I. Joe”, premiera në vitin 2028](https://www.koha.net/showbiz/bradley-cooper-rikthehet-ne-ekran-me-filmin-e-ri-gi-joe-premiera-ne-vitin-2028)

[Lifestyle.]() [Gjashtë zakone që mund të përkeqësojnë depresionin](https://www.koha.net/lifestyle/gjashte-zakone-qe-mund-te-perkeqesojne-depresionin)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Kryeministri çek mbështet Orbanin e Hungarisë përpara votimeve","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/kryeministri-cek-mbeshtet-orbanin-e-hungarise-perpara-votimeve","datePublished":"2026-04-11T11:49:17+02:00","dateModified":"2026-07-11T11:15:07+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":297,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kryeministri populist çek Andrej Babis ka mbështetur të shtunën udhëheqësin hungarez Viktor Orban përpara zgjedhjeve parlamentare të së dielës, duke thënë se ai","url":"https://www.koha.net/bote/kryeministri-cek-mbeshtet-orbanin-e-hungarise-perpara-votimeve","keywords":"hungari, viktor orban, çekia","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/October/04/c73d1ee4-d933-4e49-a688-6dbe8c8eb4f4.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
