KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
СВЕТОТ

Кремљ ја предупреди Литванија за укинувањето на забраната за нуклеарно оружје

Кремљ

Kremlini ka paralajmëruar të martën se vendimi i Lituanisë për të hequr ndalimin e vendosjes së armëve bërthamore në territorin e saj mund të rrisë më tej tensionet në rajon.

Parlamenti i Lituanisë votoi në favor të heqjes së këtij ndalimi. Ky ishte votimi i parë dhe ndryshimi duhet të miratohet edhe një herë nga parlamenti për të hyrë në fuqi.

Duke komentuar zhvillimin, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se çdo lëvizje e infrastrukturës ushtarake amerikane më pranë kufijve të Rusisë do të shihej si një hap drejt rritjes së tensioneve.

Peskov iu referua edhe propozimit të presidentit amerikan, Donald Trump për ndërtimin e një baze ushtarake amerikane në Lituani, raporton Reuters.

Ai paralajmëroi gjithashtu se vendosja e armëve bërthamore në territorin e një shteti fqinj nuk do të kontribuonte në stabilitetin dhe parashikueshmërinë në Evropë, por do të përbënte, sipas tij, një tjetër përshkallëzim të rëndësishëm të tensioneve.

Lituania është anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s dhe kufizohet me Rusinë dhe Bjellorusinë, aleaten e ngushtë të Moskës. Shtetet e Bashkuara kanë të dislokuar atje që nga viti 2019 një batalion të blinduar me rreth 1 mijë trupa, të cilët ndërrohen periodikisht.

Ndryshimi ligjor për armët bërthamore kërkon një shumicë prej dy të tretash në dy votime parlamentare për të hyrë në fuqi. Ndalimi ishte vendosur më shumë se tri dekada më parë, pas shkëputjes së Lituanisë nga Bashkimi Sovjetik.