KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
СВЕТОТ

Иран се заканува со „разорувачки“ одговор по заканата на САД со економски санкции

Иран

Irani ka paralajmëruar të premten se çdo kërcënim i ri nga Shtetet e Bashkuara do të marrë një përgjigje “shkatërruese”, pasi Uashingtoni paralajmëroi vendosjen e sanksioneve më të ashpra financiare në histori, me synimin për të rrëzuar udhëheqjen iraniane.

Deklarata e Iranit vjen një ditë pasi sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të zbulojnë të hënën detaje mbi masat e reja ekonomike, raporton Reuters. 

Paralajmërimi pasoi edhe deklaratën e presidentit amerikan, Donald Trump, se çdo shtet që i ofron Iranit “çfarëdo lloj mbështetjeje” do të përballet me pasoja ekonomike.

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, gjeneralmajor Ali Abdollahi, tha se reagimi i Republikës Islamike do të jetë i gjerë dhe vendimtar.

Ai deklaroi se forcat iraniane, të përgatitura në tokë, det, ajër, mbrojtje ajrore dhe hapësirën kibernetike, do t’u përgjigjen kërcënimeve të reja me masa “goditëse, ndëshkuese dhe shkatërruese”, raportuan mediat iraniane.

Ndërkohë, kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf, i cili është edhe negociatori kryesor i Iranit në bisedimet e ndërmjetësuara me Shtetet e Bashkuara, tha se Uashingtoni duket se ka arritur në përfundimin se nuk mund ta fitojë përballjen e drejtpërdrejtë ushtarake me Iranin.

Gjatë një vizite në Irakun fqinj, Qalibaf tha se Teherani zyrtar duhet të përgatitet për t’i përballuar sanksionet, në mënyrë që t’i tejkalojë ato. Ai akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin se po përdorin atë që e cilësoi si luftë ekonomike.

исто така Иран ветува силен одговор на САД, објаснува извинувањето на претседателот СВЕТОТ Иран ветува силен одговор на САД, објаснува извинувањето на претседателот

Në tregjet ndërkombëtare, çmimet e naftës mbetën të qëndrueshme të premten, por pritet të shënojnë javën e dytë radhazi me rritje. Investitorët janë të shqetësuar për ndikimin e konfliktit në eksportet e energjisë nga Gjiri. Çmimi i naftës të enjten arriti nivelin më të lartë në më shumë se tri javë, pas kërcënimit për sanksione të reja ndaj Iranit.

Masat amerikane synojnë të ushtrojnë presion mbi Teheranin për t’i dhënë fund konfliktit, i cili ka shkaktuar ndërprerje në furnizimin global me naftë dhe ka bllokuar miliona fuçi nafte nga Lindja e Mesme.