KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
СВЕТОТ

Иран се заканува со поостар одговор доколку САД продолжат со нападите

Арагчи

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka paralajmëruar se Irani do të përgjigjet edhe më ashpër nëse Shtetet e Bashkuara rinisin sulmet ushtarake, raporton agjencia AP. 

“Nëse armiqtë tanë zgjedhin sërish rrugën e përballjes ushtarake, këtë herë do të përballen me një përgjigje më të ashpër. Ne do të mbrohemi më fuqishëm se më parë”, tha Araghchi.

Duke folur për marrëdhëniet me vendet evropiane, Araghchi tha se ka zhvilluar takime të shumta me përfaqësues evropianë dhe se bisedimet kanë qenë të drejtpërdrejta e të qarta. Ai u bëri thirrje vendeve evropiane ta rishikojnë qasjen e tyre ndaj Republikës Islamike të Iranit.

Araghchi paralajmëroi gjithashtu se vendosja e sanksioneve të reja nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e krizës. Sipas tij, as rruga ushtarake dhe as presioni përmes sanksioneve nuk ofrojnë zgjidhje.

Ministri iranian tha se lufta mund të marrë fund vetëm përmes negociatave të bazuara në drejtësi dhe barazi. Ai theksoi se një zgjidhje diplomatike dhe dinjitoze është e vetmja rrugë për t’i dhënë fund konfliktit dhe asaj që Teherani e cilëson si agresion të paligjshëm dhe të padrejtë ndaj Iranit.