KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
СВЕТОТ

Иран соопштува барања за отворање на Ормузскиот Остров

Ормутскиот теснец

Kryeparlamentari i Iranit, Mohammad Baghar Ghalibaf, ka publikuar një listë kërkesash të cilat ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i plotësojnë për ta rihapur Ngushticën e Hormuzit.

Që nga fillimi i luftës në Lindjen e Mesme, trafiku në ngushticën kritike të naftës është reduktuar ndjeshëm.

Agjencia shtetërore e Lajmeve (IRNA) ka publikuar kushtet e përmendura nga Ghalibafi:

  • Largimi i bllokadës amerikane në portet iraniane
  • Lirimi i aseteve të ngrira iraniane
  • Largimi i sanksioneve të naftës iraniane
  • Dhënies fund të çdo kërcënimi apo operimi ushtarak

Zyrtarët iranianë po ashtu kanë bërë thirrje që SHBA-ja të implementojë “kushtet tjera” për të cilat është zotuar si pjesë e Memorandumit të Bashkëpunimit të arritur mes dy shteteve në qershor.

Marrëveshja parashihte hapjen e rrugës për “marrëveshjen finale” që t’i jepet fund luftës për 60 ditë. Afati i saj përfundoi dje.

Ngushtica e Hormuzit shërben si rrugë për 20 për qind të naftës në nivel bote. Që nga fillimi i luftës në fund të shkurtit, çmimi i naftës është rritur ndjeshëm si pasojë e mbylljes së kësaj ngushtice.

Прочитајте други ажурирања
Иран САД

Иран се заканува со нова офанзива додека преговорите со САД се блокирани

Irani ka paralajmëruar se do të kalojë “plotësisht në ofensivë”, pasi përpjekjet për të arritur marrëveshje...