KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
СВЕТОТ

Топлината ги оштетува посевите во Европа, но лавандата во Хрватска цвета

хрватска

Një plantacion livande në Kroaci po korret pas një vere të nxehtë dhe të thatë, që janë kushte perfekte për këto lule.

Fushat me misër të verdhë dhe lulediell janë ende të përhapura në rajonin lindor të Sllavonisë në Kroaci, por një hibrid i livandës që lulëzon në lartësi deri në 600 metra po shton gradualisht më shumë ngjyrë të purpurt në zemrën bujqësore të vendit.

Lavandina është hibrid natyror i livandës së vërtetë dhe livandës së egër dhe rritet nga prerjet e bimës.

Një dekadë më parë, kur njoftuan planet për të kaluar nga kultivimi i misrit në kultivimin e lavandinës, familja Çorlluka nga qyteti Bogdanovc u përball me përqeshje gjithandej.

Sot ata zotërojnë plantacionin më të madh të lavandinës në Kroaci dhe janë ndër shitësit më të suksesshëm të produkteve të livandës në vend.

исто така Исланѓаните ги сакаат базените за себе, а не за туристите СВЕТОТ Исланѓаните ги сакаат базените за себе, а не за туристите

“Njerëzit thoshin: ‘Jo, kjo nuk do të funksionojë këtu’, me një ton përçmimi dhe sarkazme”, thotë Tihomir Çorlluka, bashkëpronar i plantacionit. 

“Ata thoshin se paraardhësit tanë kanë kultivuar misër dhe se ne e dimë që ai mund të rritet këtu. Unë e di se misri mund të rritet këtu, por klima po ndryshon, ditët po bëhen më të nxehta dhe më të gjata dhe kemi më shumë ditë të nxehta e me diell. Ne nuk ishim të parët që ndryshuam kulturën bujqësore. Të tjerë e bënë para nesh dhe kanë pasur rezultate të mira”, shpjegon Çorlluka. 

Gjatë dekadës së fundit, familja Çorlluka e ka zgjeruar gradualisht plantacionin. Tani ata zotërojnë tetë hektarë tokë në Sllavoni, të gjitha të mbjella me lavandinë.

Vitin e kaluar ata prodhuan katër tonë lule të thata lavandine dhe 50 litra vaj të distiluar lavandine.

Lulet e purpurta fillojnë të çelin në fund të korrikut dhe janë gati për t’u korrur rreth javës së dytë të gushtit. Këtë vit, familjes Çorlluka iu desh të punësonte 15 punëtorë sezonalë për të ndihmuar me korrjen.

Prerja e livandës dhe paketimi i saj në kuti të mëdha për transport është punë e vështirë fizike, e cila nis pak pas lindjes së diellit dhe duhet të përfundojë deri në mesditë, përpara se dielli të bëhet shumë i fortë.

Shpejtësia është thelbësore, sepse lulet bien në tokë dhe humbin vlerën kur thahen ende të paprera në kërcell.

Dr. Renata Erhatic, profesoreshë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Krizhevc, thotë se ndryshimet mjedisore po ndryshojnë mënyrën se si zhvillohet bujqësia dhe prodhimi ushqimor.

исто така Франција го поврзува зголемувањето на давењата во земјата со топлотните бранови СВЕТОТ Франција го поврзува зголемувањето на давењата во земјата со топлотните бранови

“Gjithnjë e më shumë po mendojmë për futjen e bimëve që janë më tolerante ndaj temperaturave të larta, si disa bimë tropikale, si dhe bimë mjekësore. Ky rajon po shndërrohet në një zonë me potencial për kultivimin e bimëve mjekësore. Këtu përfshihet edhe lavandina, e cila ka treguar se lulëzon mirë në këtë zonë dhe nuk ka arsye që kjo të ndryshojë”, ka deklaruar Erhatic.

E në sheshin qendror të Zagrebit, produktet e livandës shiten si suvenire për turistët, për t’ua kujtuar qëndrimin e tyre në Kroaci.