---
description: Të paktën 20 mace të mëdha, përfshirë një tigër të Bengalit dhe katër puma, kanë ngordhur nga grupi i shpezëve gjatë disa javëve të fundit në një vendstrehim ka
title: Gripi i shpendëve vret 20 mace të mëdha në strehën e kafshëve në SHBA
image: https://resources.koha.net/images/2024/December/25/d80c39ce-1863-4927-829e-6d201caba532.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Gripi i shpendëve vret 20 mace të mëdha në strehën e kafshëve në SHBA

![Mace](https://resources.koha.net/images/2024/December/25/d80c39ce-1863-4927-829e-6d201caba532.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Ilustrim

- 25 dhjetor 2024 23:23
- Shpërndaje në:

- 25 dhjetor 2024 23:23
- Shpërndaje në:

Të paktën 20 mace të mëdha, përfshirë një tigër të Bengalit dhe katër puma, kanë ngordhur nga grupi i shpezëve gjatë disa javëve të fundit në një vendstrehim kafshësh në Uashington. 

Ky infeksion i bartur nga zogjtë e egër, përhapet kryesisht nëpërmjet sekrecioneve të frymëmarrjes dhe kontaktit të zogjve me shpend, por që mund të infektohen edhe gjitarët që hanë zogj, raportoi BBC-ja.

“Kjo tragjedi ka prekur thellësisht ekipin tonë dhe të gjithë jemi të pikëlluar për humbjen e këtyre kafshëve”, ka shkruar Qendra “Wild Felid” në Uashington në një postim në Facebook.

Kjo strehë e kafshëve është nën karantinë dhe e mbyllur për njerëzit, në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit. 

“Kafshët ngordhën midis fundit të nëntorit dhe mesit të dhjetorit. Kurrë nuk kemi pasur diçka të tillë. Zakonisht ngordhin kryesisht nga pleqëria”, ka deklaruar drejtori i strehës, Mark Mathews, për “New York Times”.

[Edhe ![Shkencëtarët indianë parashikojnë se si gripi i shpendëve mund të përhapet te njerëzit](https://resources.koha.net/images/2025/December/18/c9193116-5b74-4377-87b7-298eb76df91c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 18 dhj 2025 Shkencëtarët indianë parashikojnë se si gripi i shpendëve mund të përhapet te njerëzit](https://www.koha.net/lifestyle/shkencetaret-indiane-parashikojne-se-si-gripi-i-shpendeve-mund-te-perhapet-te-njerezit)

Sipas qendrës, nga ky virus më së lehti mund të preken macet. 

“Macet janë veçanërisht të prekshme ndaj këtij virusi, i cili mund të shkaktojë simptoma fillestare delikate, por përparon me shpejtësi, shpesh duke rezultuar në vdekje brenda 24 orëve për shkak të kushteve të ngjashme me pneumoninë”, thuhet në deklaratën e qendrës.

[#gripi i shpendeve](https://www.koha.net/tag/gripi-i-shpendeve) [#Mace](https://www.koha.net/tag/mace) [#shba](https://www.koha.net/tag/shba)

Artikuj të ngjashëm

- [![Rreziku që i kanoset botës nga gripi i shpendëve](https://resources.koha.net/images/2024/May/04/e2c8f274-192f-4863-9dd6-76787c927fe5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 5 maj 2024 Rreziku që i kanoset botës nga gripi i shpendëve](https://www.koha.net/bote/rreziku-qe-i-kanoset-botes-nga-gripi-i-shpendeve)
- [![Rrezik nga epidemia – Azia merr masa ndaj virusit Nipah](https://resources.koha.net/images/2026/January/27/76e58b2b-b55c-4465-bccc-af861eea520d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 27 jan 2026 Rrezik nga epidemia – Azia merr masa ndaj virusit Nipah](https://www.koha.net/bote/rrezik-nga-epidemia-azia-merr-masat-ndaj-virusit-nipah)
- [![Ekspertët shëndetësorë të shqetësuar se gripi i shpendëve mund të kthehet në pandemi](https://resources.koha.net/images/2025/March/07/5fe63712-5dfb-4f53-9288-065511dedf3b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 7 mar 2025 Ekspertët shëndetësorë të shqetësuar se gripi i shpendëve mund të kthehet në pandemi](https://www.koha.net/lifestyle/ekspertet-shendetesore-te-shqetesuar-se-gripi-i-shpendeve-mund-te-kthehet-ne-pandemi)
- [![Sezoni më i rëndë i gripit në 15 vjet – pse ndodh dhe si të mbroheni?](https://resources.koha.net/images/2025/February/28/44df9bff-4cae-4a36-85b1-d460868fa465.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Lifestyle 28 shk 2025 Sezoni më i rëndë i gripit në 15 vjet – pse ndodh dhe si të mbroheni?](https://www.koha.net/lifestyle/sezoni-me-i-rende-i-gripit-ne-15-vjet-pse-ndodh-dhe-si-te-mbroheni)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

[Arbëri.]() [Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi do t'i ketë 10 nga 29 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar](https://www.koha.net/arberi/lista-e-udhehequr-nga-enkel-rexhepi-do-ti-kete-10-nga-29-mandate-ne-keshillin-kombetar-shqiptar-1)

[Futboll.]() [Zhegrova sërish zëvendësues, një pikë për Juven](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-serish-zevendesues-nje-pike-per-juven)

[Futboll.]() [Barcelona fiton derbin e zjarrtë dhe mbetet lidere](https://www.koha.net/futboll/barcelona-permbys-rezultatin-ne-epersi-ndaj-atleticos)

[Futboll.]() [Galatasaray shkruan për vdekjen e Prekazit: Nuk do të harrojmë kurrë](https://www.koha.net/futboll/galatasaray-shkruan-per-vdekjen-e-prekazit-nuk-do-te-harrojme-kurre)

[Botë.]() [Nvidia nis hetim për lidhjen e drejtorit ekzekutiv me një të dyshuar si spiune kineze](https://www.koha.net/bote/nvidia-nis-hetim-per-lidhjen-e-drejtorit-ekzekutiv-me-nje-te-dyshuar-si-spiune-kineze)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Gripi i shpendëve vret 20 mace të mëdha në strehën e kafshëve në SHBA","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/gripi-i-shpendeve-vret-20-mace-te-medha-ne-strehen-e-kafsheve-ne-shba","datePublished":"2024-12-25T23:23:41+01:00","dateModified":"2026-07-11T12:20:05+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":239,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Të paktën 20 mace të mëdha, përfshirë një tigër të Bengalit dhe katër puma, kanë ngordhur nga grupi i shpezëve gjatë disa javëve të fundit në një vendstrehim ka","url":"https://www.koha.net/bote/gripi-i-shpendeve-vret-20-mace-te-medha-ne-strehen-e-kafsheve-ne-shba","keywords":"gripi i shpendeve, Mace, shba","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/December/25/d80c39ce-1863-4927-829e-6d201caba532.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
