KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
СВЕТОТ

Германија истражува инцидент со експлозивна направа во Бранденбург

германија

Фото: Асошиетед прес

Policia gjermane po heton një incident që përfshinte një mjet ndezës të pashpërthyer, të gjetur të martën në një nënstacion elektrik në shtetin lindor të Brandenburgut, ka bërë të ditur një zëdhënës.

Operatori i rrjetit "50Hertz" ka deklaruar se "autorë ende të paidentifikuar dyshohet se kanë shkaktuar dëme në disa linja elektrike të rrjetit të transmetimit të 50Hertz-it". 

Kompania nuk ka specifikuar se si u shkaktua dëmi, duke qenë se mjeti nuk kishte shpërthyer.

Pati një ndërprerje të shkurtër të energjisë, por të gjitha linjat elektrike tashmë janë rikthyer në punë dhe furnizimi i përgjithshëm me energji elektrike nuk është ndikuar në asnjë moment, ka shtuar operatori në një deklaratë me email.

Policia ka marrë informacion për incidentin rreth orës 08:00 dhe oficerët janë dërguar në nënstacionin në Turnoë-Preilack, ka thënë zëdhënësi. 

Nuk kishte rrezik për publikun, ka theksuar policia.

Zyra e policisë kriminale të shtetit të Brandenburgut ka marrë përsipër hetimin e incidentit.