KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
СВЕТОТ

Две масовни пукотници во Јужна Африка, 27 убиени

Африка

Të paktën 27 persona janë vrarë në dy sulme me armë zjarri në Afrikën e Jugut, të ndodhura brenda pak orësh nga njëri-tjetri.

Në sulmin e parë, 17 persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën, pasi tetë persona të armatosur sulmuan një lokal pranë Johanesburgut të shtunën në mbrëmje.

Sipas policisë, sulmuesit fillimisht hapën zjarr ndaj klientëve jashtë lokalit dhe më pas vazhduan të qëllonin brenda tij. Ata gjithashtu i vunë flakën dy automjeteve para se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Policia bëri të ditur se në mesin e viktimave ishin 13 burra dhe katër gra. Ende nuk është bërë e ditur se çfarë e ka motivuar sulmin.

Në një incident të dytë, në orët e para të së dielës, 10 persona u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën jashtë një qendre argëtimi në një zonë të banuar pranë Kejptaunit.

Pesë prej viktimave humbën jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa pesë të tjerë vdiqën më vonë në spital.

Deri të dielën në mëngjes, policia nuk kishte njoftuar për arrestime në lidhje me asnjërin prej dy sulmeve.

Afrika e Jugut ka një nga normat më të larta të vrasjeve në botë dhe vitet e fundit është përballur me vështirësi në frenimin e dhunës me armë, veçanërisht asaj të lidhur me bandat.

Dy sulmet ndodhën vetëm disa ditë pasi 11 persona u vranë në Durban, kur persona të armatosur sulmuan një shtëpi në zonën e KwaMakhutha.