Policia e Bavarisë ka arrestuar një të dyshuar pas një zjarri në rezidencën malore alpine të Adolf Hitlerit, Kehlsteinhaus i njohur edhe si Foleja e Shqiponjës, të premten në mbrëmje.
Terreni i vështirë ka penguar përpjekjet për të shuar flakët, bëri të ditur policia.
Për shuarjen e tij janë angazhuar rreth 200 zjarrfikës. Nuk pati raportime për të lënduar.
Rezidenca, mbi qytetin e Berchtesgaden, ishte një nga disa ndërtesa në zonë, të përdorura nga diktatori nazist dhe shoqëruesit e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Hitleri dhe zyrtarët e lartë nazistë përdorën rezidencën e tij të afërt në Berghof për të planifikuar pushtimin e ish-Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike në vitin 1941.
Ai gjithashtu e përdori zonën si sfond për filma propagandistikë që e portretizonin Hitlerin si dashamirës të kafshëve dhe natyrës.
Një hetim penal është duke u zhvilluar për të përcaktuar nëse i dyshuari ka lidhje me zjarrin.