KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
СВЕТОТ

Закажано судење на главниот осомничен за нападите од 11 септември

Калид

Një gjykatës ushtarak amerikane ka vendosur të mërkurën që gjyqi ndaj Khalid Sheikh Mohammed dhe tre të tjerëve, të akuzuar për komplotin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, të nisë në verën e vitit 2028.

Gjyqi është planifikuar të fillojë më 5 qershor 2028, 18 muaj më vonë se nisja në janar 2027 që kishin kërkuar prokurorët. 

Koha shtesë nevojitet për të zgjidhur mosmarrëveshjet paraprake, përfshirë debatet mbi provat që mund të paraqiten gjatë gjyqit, ka shkruar në vendimin e tij nënkoloneli i Forcave Ajrore, Michael A. Schrama.

Ushtria amerikane dhe administratat e njëpasnjëshme kanë hasur vështirësi për më shumë se dy dekada për ta çuar para drejtësisë personin e akuzuar për planifikimin e një prej sulmeve më vdekjeprurëse të kryera ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara.

Gjyqi i vitit 2028 varet nga përmbushja e afateve dhe etapave të përcaktuara gjatë procesit dhe mund të shtyhet sërish. Një gjyq ishte planifikuar më parë për vitin 2021, por më vonë është anuluar.

Mohammed akuzohet se ka hartuar dhe drejtuar komplotin për përplasjen e avionëve të rrëmbyer me Qendrën Botërore të Tregtisë dhe Pentagonin.

Një tjetër nga avionët e rrëmbyer është rrëzuar në një fushë në Pensilvani.

Ai do të gjykohet së bashku me tre bashkëpunëtorë të dyshuar: Walid bin Attash, Ali Abdul Aziz Ali dhe Mustafa al-Hawsawi.

Ata janë ndër të burgosurit e fundit që mbahen në bazën ushtarake amerikane të Guantanamos, në Kubë.

Një gjykatë federale apeli ka hedhur poshtë vitin e kaluar një marrëveshje që do t’i kishte mundësuar Mohammedit të deklarohej fajtor në këmbim të shmangies së rrezikut të ekzekutimit për sulmet e Al-Kaedës të vitit 2001.

Marrëveshja parashikonte dënime me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht për Mohammedin dhe dy nga bashkëakuzuarit e tij. Ajo gjithashtu do t’i detyronte burrat t’u përgjigjeshin çdo pyetjeje të mbetur që familjet e viktimave mund të kishin në lidhje me sulmet.

Por, pasi kishte negociuar marrëveshjen për dy vjet, administrata e ish-presidentit Joe Biden është tërhequr prej saj.