---
description: Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, dhe ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton pritet të dëshmojnë të enjten dhe të premten në një hetim të Dhom
title: Bill e Hillary Clinton nisin sot dëshminë lidhur me Epsteinin
image: https://resources.koha.net/images/2026/February/26/5514a01c-2429-40f1-9edf-5e465c9e8f6d.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Bill e Hillary Clinton nisin sot dëshminë lidhur me Epsteinin

![Bill e Hillary Clinton](https://resources.koha.net/images/2026/February/26/5514a01c-2429-40f1-9edf-5e465c9e8f6d.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Nga: [Associated Press](https://www.koha.net/autori/associated-press/articles) [![Associated Press](https://resources.koha.net/author/2021/April/05/ap1617651987.png?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/associated-press/articles)
- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti [![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/flutura-gashi-mehmeti/articles)
- 26 shkurt 2026 08:44
- Shpërndaje në:

- Nga: [Associated Press](https://www.koha.net/autori/associated-press/articles) [![Associated Press](https://resources.koha.net/author/2021/April/05/ap1617651987.png?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/associated-press/articles)
- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti ![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 26 shkurt 2026 08:44
- Shpërndaje në:

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, dhe ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton pritet të dëshmojnë të enjten dhe të premten në një hetim të Dhomës së Përfaqësuesve lidhur me Jeffrey Epstein, pasi fillimisht refuzonin të bashkëpunonin.

Për çiftin që është përballur shpesh me beteja politike, kjo përbën edhe një përplasje tjetër në Uashington, shkruan AP.

Dhe, si shumë beteja të mëparshme, edhe kjo është një përzierje gjykimesh, sjelljesh të papërshtatshme seksuale, parash dhe pushteti.

Gjatë fushatës së tij të vitit 1992, Bill Clinton e ka paraqitur kandidaturën e tij si “dy për çmimin e njërit”, duke paralajmëruar një martesë presidenciale si asnjë tjetër më parë, me një bashkëshorte me kredenciale profesionale që rivalizonin të tijat.

Në vitet që pasuan, ky partneritet i ndihmoi Clintonët të përballonin skandale të përsëritura, përfshirë edhe disa aq personale sa shumë marrëdhënie të tjera do të ishin shkatërruar.

[Edhe ![“Nuk pashë asgjë, nuk bëra asgjë të gabuar”, Bill Clintoni dëshmon për Jeffrey Epsteinin](https://resources.koha.net/images/2026/February/27/1d0cdd11-aebf-40b7-915c-95ad6bf31df4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 27 shk 2026 “Nuk pashë asgjë, nuk bëra asgjë të gabuar”, Bill Clintoni dëshmon për Jeffrey Epsteinin](https://www.koha.net/bote/nuk-pashe-asgje-nuk-bera-asgje-te-gabuar-bill-clintoni-deshmon-per-jeffrey-epsteinin)

Ndërsa karriera e tij politike po përfundonte, e saja po përparonte, kur ajo u zgjodh në Senatin amerikan nga New Yorku, më pas shërbeu si sekretare e Shtetit përpara se të bëhej kandidatja demokrate për presidente në vitin 2016.

Dhe ndërsa çështja Epstein po zhvillohet në mënyrë të paparashikueshme në mbarë botën, Clintonët janë sërish të përfshirë në skandalin e momentit.

Nuk ka prova për shkelje nga ana e ndonjërit prej Clintonëve në lidhje me Epstein, një i dënuar për abuzim seksual i cili ka vdekur në vitin 2019 ndërsa ndodhej në burg në pritje të gjyqit për akuza për trafikim seksual.

Megjithatë, Epstein kishte lidhje me Bill Clintonin për vite me radhë, duke vizituar Shtëpinë e Bardhë disa herë në vitet 1990, sipas regjistrave të vizitorëve.

Pasi Clinton u largua nga detyra, Epsteini u përfshi në aktivitetet e tij filantropike dhe ish-presidenti kishte fluturuar disa herë me avionin e tij privat.

Mirëpo verën e kaluar, Komiteti i Mbikëqyrjes i Dhomës së Përfaqësuesve, i kontrolluar nga republikanët, lëshoi thirrje zyrtare për Clintonët.

[Edhe ![Clintonët kërkojnë që dëshmia e tyre për Epsteinin të jetë publike](https://resources.koha.net/images/2026/February/03/d9b3bbdc-7a04-4885-9419-7bf4797631aa.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 7 shk 2026 Clintonët kërkojnë që dëshmia e tyre për Epsteinin të jetë publike](https://www.koha.net/bote/clintonet-kerkojne-qe-deshmia-e-tyre-per-epstein-te-jete-publike)

Për muaj të tërë, Bill Clinton, 79 vjeç, dhe Hillary Clinton, 78 vjeçe, kryesisht e injoruan publikisht çështjen, por kjo u bë më e vështirë në dhjetor kur ish-presidenti u shfaq në grupin e parë të dokumenteve të publikuara për Epsteinin.

Ndër mijëra dokumente të bëra publike, disa fotografi e tregonin atë në një avion privat, përfshirë një me një grua, fytyra e së cilës ishte e redaktuar, e ulur pranë tij me krahun rreth tij.

Një tjetër e shfaqte Bill Clintonin në një pishinë me bashkëpunëtoren e hershme të Epsteinin, Ghislaine Maxëell, dhe një person tjetër me fytyrë të redaktuar.

Një tjetër fotografi e paraqiste Bill Clintonin në një vaskë me ujë të nxehtë me një grua me fytyrë të redaktuar.

Kryetari i panelit të mbikëqyrjes, përfaqësuesi James Comer nga Kentucky, kërcënoi se do t’i shpallte Clintonët përbuzës ndaj Kongresit nëse nuk respektonin thirrjet zyrtare, një veprim historik duke pasur parasysh se një ish-president nuk është detyruar kurrë më parë të paraqitet para Kongresit.

Mbështetja që Clintonët kishin gëzuar më parë mes demokratëve në Kongres është zbehur ndërsa një brez i ri ligjvënësish ka marrë detyrën. Nëntë demokratë u janë bashkuar republikanëve në komitet për të çuar përpara rezolutën për përbuzje. 

[Edhe ![Clintonët pajtohen të dëshmojnë për Epsteinin](https://resources.koha.net/images/2026/February/03/d9b3bbdc-7a04-4885-9419-7bf4797631aa.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 3 shk 2026 Clintonët pajtohen të dëshmojnë për Epsteinin](https://www.koha.net/bote/clintonet-pajtohen-te-deshmojne-per-epsteinin)

Ndërkohë Trumpi, i cili përballet gjithashtu me shqyrtim mbi lidhjet e tij me Epsteinin ka shprehur shqetësim për Clintonët.

Ai i ka thënë NBC News se “më shqetëson që dikush po merret me Bill Clintonin.” Ai po ashtu e ka përshkruar Hillary Clintonin si një “grua shumë të aftë.” 

[#Jeffrey Epstein](https://www.koha.net/tag/jeffrey-epstein) [#Bill Clinton](https://www.koha.net/tag/bill-clinton) [#Hillary Clinton](https://www.koha.net/tag/hillary-clinton) [#Dosjet Epstein](https://www.koha.net/tag/dosjet-epstein) [#donald trump](https://www.koha.net/tag/donald-trump) [#deshmia](https://www.koha.net/tag/deshmia)

Artikuj të ngjashëm

- [![Bill Gates dëshmon sot për lidhjet e tij të dyshuara me Jeffrey Epstein](https://resources.koha.net/images/2025/January/27/0bb975f8-363c-4fa5-bc34-2f54efab1bef.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 10 qer 2026 Bill Gates dëshmon sot për lidhjet e tij të dyshuara me Jeffrey Epstein](https://www.koha.net/bote/bill-gates-deshmon-sot-per-lidhjet-e-tij-te-dyshuara-me-jeffrey-epstein)
- [![Momenti kur Hillary Clinton zemërohet gjatë dëshmisë për Epsteinin](https://resources.koha.net/images/2026/March/03/8ff018ba-591b-48f1-8f1c-bb03d8939e73.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 3 mar 2026 Momenti kur Hillary Clinton zemërohet gjatë dëshmisë për Epsteinin](https://www.koha.net/bote/momenti-kur-hillary-clinton-zemerohet-gjate-deshmise-per-epstein)

[Shtojca për Kulturë.]() [Epika si strukturë vizuale dhe semantike në veprën piktorike të Gani Sadikut](https://www.koha.net/shtojca-kulture/epika-si-strukture-vizuale-dhe-semantike-ne-vepren-piktorike-te-gani-sadikut)

[Futboll.]() [Enis Rexhepi në Prishtinë: Për Kosovën vendosa me zemër](https://www.koha.net/futboll/enis-rexhepi-ne-prishtine-per-kosoven-vendosa-me-zemer)

[Arbëri.]() [Ramajli për 2 Korrikun: Kuvendin e Kosovës e kishin rrethuar policë të armatosur, na i morën kompetencat](https://www.koha.net/arberi/ramajli-per-2-korrikun-kuvendin-e-kosoves-e-kishin-rrethuar-police-te-armatosur-na-i-moren-kompetencat)

[Futboll.]() [Zeneli shkëlqen para grumbullimit me Suedinë](https://www.koha.net/futboll/zeneli-shkelqen-para-grumbullimit-me-suedine)

[Arbëri.]() [Surroi: Deklarata e 2 Korrikut nuk ishte iniciativë e udhëheqjes politike, por e vetë delegatëve](https://www.koha.net/arberi/surroi-deklarata-e-2-korrikut-nuk-ishte-iniciative-e-udheheqjes-politike-por-e-vete-delegateve)

[Arbëri.]() [Ramajli rrëfen takimin me Millosheviqin: Më tha se kush e kalon murin e Serbisë, do ta dëmtojë kokën](https://www.koha.net/arberi/ramajli-rrefen-takimin-me-millosheviqin-me-tha-se-kush-e-kalon-murin-e-serbise-do-ta-demtoje-koken)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Bill e Hillary Clinton nisin sot dëshminë lidhur me Epsteinin","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/bill-e-hillary-clinton-nisin-sot-deshmine-lidhur-me-epsteinin","datePublished":"2026-02-26T08:44:03+01:00","dateModified":"2026-07-11T11:50:05+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":672,"author":[{"@type":"Person","name":"Associated Press","url":"https://www.koha.net/autori/associated-press/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, dhe ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton pritet të dëshmojnë të enjten dhe të premten në një hetim të Dhom","url":"https://www.koha.net/bote/bill-e-hillary-clinton-nisin-sot-deshmine-lidhur-me-epsteinin","keywords":"Jeffrey Epstein, Bill Clinton, Hillary Clinton, Dosjet Epstein, donald trump, deshmia","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/February/26/5514a01c-2429-40f1-9edf-5e465c9e8f6d.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
