KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
СВЕТОТ

Копилотот на „Флајдубаи“ планирал да го сруши авионот на аеродромот во Тел Авив

Флидубаи

Bashkëpiloti i kompanisë ajrore “Flydubai” dyshohet se kishte planifikuar ta merrte nën kontroll aeroplanin që fluturonte nga Dubai drejt Tel Avivit, më 30 shtator, dhe ta përplaste atë në terminalin e aeroportit Ben Gurion të Izraelit, në një sulm vetëvrasës të frymëzuar nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Këtë e ka bërë të ditur të premten prokurori i përgjithshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Hamad Saif al-Shamsi, duke iu referuar hetimeve penale të nisura më 1 tetor.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve WAM, hetuesit kanë konstatuar se i dyshuari nga Omani kishte udhëtuar më parë dy herë drejt Tel Avivit, me qëllim që të njihej me itinerarin e fluturimit dhe aeroportin.

Incidenti ndodhi kur aeroplani ndodhej në hapësirën ajrore të Arabisë Saudite. Sipas hetimeve, bashkëpiloti sulmoi kapitenin me një sëpatë që mbahej në kabinën e pilotëve për raste emergjente.

Si pasojë e incidentit, aeroplani humbi rreth 4.900 metra lartësi brenda 30 sekondave. Sulmuesi u neutralizua, ndërsa dy pilotët e tjerë që ndodheshin në aeroplan arritën ta ulnin atë në mënyrë të sigurt në Arabinë Saudite.

Më pas, i dyshuari u transferua në Emiratet e Bashkuara Arabe, vendi ku e ka selinë kompania “Flydubai”.

Prokurori i përgjithshëm ka thënë se hetuesit kishin shqyrtuar procedurat e punësimit nga “Flydubai” dhe kishin konstatuar se i dyshuari i plotësonte të gjitha kërkesat profesionale dhe të sigurisë, përfshirë posedimin e licencës së pilotit dhe verifikimin e të kaluarës penale.

Sipas tij, 29-vjeçari kishte punuar më parë për kompani ajrore në disa vende, përfshirë “Oman Air”, përpara se t’i bashkohej “Flydubait” në janar të vitit 2026.

Hetimet kanë treguar se shenjat e prirjes së tij drejt ekstremizmit dhe terrorizmit ishin shfaqur që në vitin 2017, kur ai studionte në Australi.