---
description: Të paktën gjashtë persona janë vrarë në përleshjet e fundit kufitare mes Sudanit të Jugut dhe Ugandës, dy vende aleate prej kohësh, në një zonë ku pretendimet e
title: Aleatët kthehen në armiq, përplasja mes dy shteteve afrikane rrit frikën për luftë të re
image: https://resources.koha.net/images/2025/July/30/3b29cf8a-76b7-4980-ba32-742f6c0202cd.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Aleatët kthehen në armiq, përplasja mes dy shteteve afrikane rrit frikën për luftë të re

![Ushtarët e Sudanit të Jugut](https://resources.koha.net/images/2025/July/30/3b29cf8a-76b7-4980-ba32-742f6c0202cd.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Ushtarët e Sudanit të Jugut

- 30 korrik 2025 12:03
- Shpërndaje në:

* 30 korrik 2025 12:03
* Shpërndaje në:

Të paktën gjashtë persona janë vrarë në përleshjet e fundit kufitare mes Sudanit të Jugut dhe Ugandës, dy vende aleate prej kohësh, në një zonë ku pretendimet e kundërta për një kufi shpesh shkaktojnë përplasje të vogla ushtarake.

Zyrtarët nga Sudani i Jugut kanë thënë se trupat e dy ushtrive u përfshinë në një shkëmbim zjarri të hënën në distriktin Kajo Keji të Sudanit të Jugut, ku u vranë pesë ushtarë të Forcave të Mbrojtjes së Popullit të Sudanit të Jugut (SSPDF).

Zëdhënësi i ushtrisë së Ugandës, Felix Kulayigye, deklaroi se ushtarët e Sudanit të Jugut kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në rajonin e West Nile të Ugandës dhe kishin refuzuar të tërhiqeshin, çka çoi në përplasjen me armë ku mbeti i vrarë edhe një ushtar ugandez.

Uganda ka mbështetur për dekada forcat besnike të presidentit të Sudanit të Jugut, Salva Kiir, qysh nga lufta për pavarësi e deri te lufta civile që pasoi pavarësinë në vitin 2011.

Zyrtarët e qarkut Kajo Keji deklaruan se pesë ushtarë të SSPDF-së u vranë në një sulm të befasishëm nga forcat e Ugandës, të cilat ishin të mbështetura me tanke dhe artileri.

[Edhe ![Rebelët Houthi sulmojnë një kamp ushtarak në jug të Jemenit, të paktën 20 ushtarë të vrarë](https://resources.koha.net/images/2026/October/19/fdc542e0-14b7-4e32-870a-568684719a93.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 19 tet 2026 Rebelët Houthi sulmojnë një kamp ushtarak në jug të Jemenit, të paktën 20 ushtarë të vrarë](https://www.koha.net/bote/rebelet-houthi-sulmojne-nje-kamp-ushtarak-ne-jug-te-jemenit-te-pakten-20-ushtare-te-vrare)

Zëdhënësi i SSPDF-së, Lul Ruai Koang, u shpreh në një deklaratë të publikuar të martën mbrëma se një komitet i përbashkët kufitar ekzistues do të shqyrtojë mënyrat për të gjetur një zgjidhje paqësore për këto tensione të përsëritura në kufi.

Në muajin mars, Sudani i Jugut e kishte ftuar ushtrinë e Ugandës për të ndihmuar në forcimin e sigurisë në kryeqytetin Juba, pas përkeqësimit të marrëdhënieve mes presidentit Salva Kiir dhe rivalit të tij, zëvendëspresidentit të parë Riek Machar.

[#uganda](https://www.koha.net/tag/uganda) [#lufta](https://www.koha.net/tag/lufta) [#Sudani i Jugut](https://www.koha.net/tag/sudani-i-jugut)

Artikuj të ngjashëm

- [![Dy raste të të shtënave masive në Afrikën e Jugut, 27 të vrarë](https://resources.koha.net/images/2026/September/27/2386b3af-504c-40d9-a19d-04e674ae3b28.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 27 sht 2026 Dy raste të të shtënave masive në Afrikën e Jugut, 27 të vrarë](https://www.koha.net/bote/dy-te-shtena-masive-ne-afriken-e-jugut-27-te-vrare)
- [![Nëntë persona vriten pas sulmeve izraelite, përfshirë ushtarakë](https://resources.koha.net/images/2026/March/02/5b3c2c65-2b4d-45cd-aeca-1046d6d62b79.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 6 qer 2026 Nëntë persona vriten pas sulmeve izraelite, përfshirë ushtarakë](https://www.koha.net/bote/nente-persona-vriten-pas-sulmeve-izraelite-perfshire-ushtarake)
- [![OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave paraushtarake në Sudan](https://resources.koha.net/images/2026/February/15/0e59a811-fa67-4bf7-b2da-f523b479f8a6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 15 shk 2026 OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave paraushtarake në Sudan](https://www.koha.net/bote/okb-mbi-6-mije-te-vrare-ne-tre-dite-nga-ofensiva-e-forcave-paraushtarake-ne-sudan)
- [![Shpërthejnë përleshje të reja në Siri](https://resources.koha.net/images/2026/January/06/3b20c069-2d62-4da9-911c-e9899168fdea.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 6 jan 2026 Shpërthejnë përleshje të reja në Siri](https://www.koha.net/bote/shperthejne-perleshje-te-reja-ne-siri)

[Botë.]() [31 të vdekur në Egjipt pas aksidentimit të cisternës me naftë](https://www.koha.net/bote/31-te-vdekur-ne-egjipt-pas-aksidentimit-te-cisternes-me-naft)

[Arbëri.]() [Palokaj për rezolutën e Vukovarit: S’mund të ndalet Evropa pse dikush ka fituar zgjedhjet në Serbi](https://www.koha.net/arberi/palokaj-per-rezoluten-e-vukovarit-smund-te-ndalet-evropa-pse-dikush-ka-fituar-zgjedhjet-ne-serbi)

[Futboll.]() [Muriqi vlerësohet më i miri nga UEFA](https://www.koha.net/futboll/muriqi-vleresohet-me-i-miri-nga-uefa)

[Arbëri.]() [Shiroka-Pula: Mbrojtja e vajzave dhe grave kërkon angazhim të përditshëm dhe përgjegjësi të përbashkët](https://www.koha.net/arberi/shiroka-pula-mbrojtja-e-vajzave-dhe-grave-kerkon-angazhim-te-perditshem-dhe-pergjegjesi-te-perbashket)

[Futboll.]() [Bayerni me shumë mungesa befasohet nga Lille](https://www.koha.net/futboll/bayerni-me-shume-mungesa-befasohet-nga-lille)

[Futboll.]() [Muriqi ia siguron Fenerbahçes fitoren në Champions](https://www.koha.net/futboll/muriqi-ia-siguron-fenerbahces-fitoren-ne-champions)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Aleatët kthehen në armiq, përplasja mes dy shteteve afrikane rrit frikën për luftë të re","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/aleatet-kthehen-ne-armiq-perplasja-mes-dy-shteteve-afrikane-rrit-friken-per-lufte-te-re","datePublished":"2025-07-30T12:03:00+02:00","dateModified":"2026-07-11T11:10:08+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":321,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Të paktën gjashtë persona janë vrarë në përleshjet e fundit kufitare mes Sudanit të Jugut dhe Ugandës, dy vende aleate prej kohësh, në një zonë ku pretendimet e","url":"https://www.koha.net/bote/aleatet-kthehen-ne-armiq-perplasja-mes-dy-shteteve-afrikane-rrit-friken-per-lufte-te-re","keywords":"uganda, lufta, Sudani i Jugut","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/July/30/3b29cf8a-76b7-4980-ba32-742f6c0202cd.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
