KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
СВЕТОТ

12 убиени во руски напади во Запорожје, меѓу кои и три деца

УКРАИНА

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se të paktën 12 persona janë vrarë nga sulmet ajrore ruse në rajonin e Zaporizhzhias, ndërsa 14 të tjerë janë plagosur. Mes viktimave janë edhe tre fëmijë. 

Zelensky ka thënë se 13 rajone ukrainase u vunë në shënjestër të sulmeve gjatë natës, duke shkaktuar dëme në ndërtesa banimi, infrastrukturë dhe objekte hekurudhore. 

Një ditë më parë presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi një marrëveshje për blerjen e naftës ruse, me synimin për të ulur çmimet e karburanteve, raportoi Reuters. Zelensky e kritikoi këtë vendim, duke paralajmëruar se lehtësimi i sanksioneve ndaj Moskës mund të ndihmojë në financimin e luftës kundër Ukrainës.

“Dhuratat për Putinin nuk çojnë në paqe”, ka shkruar Zelensky në rrjetet sociale, duke shtuar se Rusia e interpreton lehtësimin e presionit si mundësi për të vazhduar sulmet ndaj qyteteve ukrainase.

Ndërkohë, sipas raportimeve, më shumë se 60 persona janë vrarë nga bombardimet ruse në Ukrainë gjatë katër ditëve të fundit.