KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
кошарка

Или го доби дербито со Пеја

КБ златен орел ѕвезда

Golden Eagle Ylli shpërtheu në çerekun e fundit për fitore 95:79 ndaj Pejës.

Ndeshja e së dielës mbrëma i takoi xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në basketboll, ndërsa u luajt në Suharekë.

Pas çerekut të tretë rezultati ishte 69:66 për vendasit. Periudha e fundit nisi mirë për Yllin. Më pas Peja u afrua në 81:77, por pasoi tjetër shkëputje e suharekasve.

Khalil Shabaz u dallua tek Ylli me 32 pikë, tetë asistime e katër kërcime. Davontrey Thomas i kishte 14 pikë e pesë kërcime, ndërsa Lis Shoshi e ndihmoi fitoren me gjashtë pikë e 12 kërcime. 

Te Peja lojë më të mirë kishin vetëm dy lojtarë. Robert Smith realizoi 24 pikë, shtatë asistime e pesë kërcime, ndërsa Xavier Johnson ndeshjen e mbylli me 22 pikë e 10 kërcime.

Ylli tani i ka dy fitore e dy humbje. Bilanc të njëjtë ka edhe Peja.