Pasi e mposhti ditë më parë në ndeshjen për Superkupë të Kosovës, Bashkimi e ka mposhtur Trepçën të shtunën mbrëma edhe në Superligë.
Bashkimi fitoi 84:76 ndaj kampiones së Kosovës në ndeshjen që i takoi xhiros së tretë të elitës së basketbollit kosovar.
Натпреварот се одигра во салата „Сезаи Сурои“ во Призрен.
Bashkimi nisi shkëputjen që në çerekun e parë duke e fituar me shifrat 27:11.
Trepça më pas fitoi tre çerekët e tjerë por që në fund nuk ia rrezikoi fitoren skuadrës nga Prizreni.
Më i dalluari në fitoren e Bashkimit ishte Lejson Zeqiri me dhjetë pikë, tetë kërcime dhe tri asistime.
U veçua edhe Jajuan Johnson me 13 pikë dhe gjashtë kërcime.
Ndërsa lojë të mirë te Trepça pati Kenny Hasbrouck me 17 pikë, katër kërcime dhe tri asistime.