KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Земај: Нема да гласаме за избор на претседател на Собранието од ВВ

Арменд Земај

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie nuk do ta votojnë kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit.

Zemaj ka thënë  se ky është vendim i grupit parlamentar të LDK-së dhe se të gjithë deputetët do të votojnë kundër, përveç nëse ndonjëri vendos personalisht ta ndryshojë qëndrimin.

“Nuk do të votojmë pro zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit nga VV-ja. Të gjithë. Ky është vendim. Veç nëse dikush personalisht ka ndryshuar, është në vullnetin e tij”, ka thënë Zemaj para vazhdimit të seancës konstituive. 

Ai paralajmëroi se, bazuar në zhvillimet e fundit politike, konstituimi i Kuvendit mund të zgjatet edhe më tej.

“Si sjellje politike që i kemi parë kohët e fundit, mund të ketë stërzgjatje të konstituimit të Kuvendit. Tash jemi në situatë ku ka besim se ka shkelje të Kushtetutës për shkak të afateve, por vullneti politik i partive që t’i japin Kosovës institucione ka qenë si vullnet i mirëbesimit”, tha ai.

Sipas Zemajt, në seancën e sotme mund të ketë edhe përpjekje politike që, sipas tij, janë në dëm të interesave të qytetarëve.

“Ajo që shihet qartë, kurthet politike në dëm të interesave të qytetarëve nga VV-ja dhe Kurti mund të jenë të pritshme edhe në seancën e sotme”, deklaroi Zemaj.

Прочитајте други ажурирања
Парламентот на Косово

ВО ЖИВО: Продолжение на конститутивната седница