KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

ВВ прогласува дека Собранието е конституирано без заменик-претседател, исто така гласа за Владата

Албин Курти

Фото: Дритон Пачарада

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu e ka shpallur të konstituuar legjislaturën e 11-të pa u zgjedhur nënkryetari nga radhët e PDK-së. Kjo parti e ka bojkotuar vazhdimin e seancës me arsyetimin se janë shkelur ligjet e Kushtetuta dhe ka paralajmëruar se çështjen do ta adresojë në Gjykatë Kushtetuese. Po ashtu ka tërhequr përkohësisht propozimin e saj për nënkryetar të Kuvendit. Pak orë më vonë, është votuar edhe Qeveria “Kurti 4”

Me 62 vota për dhe tetë kundër, të dielën është votuar Qeveria Kurti 4 në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga Kuvendi i Kosovës.

Tetë votat kundër erdhën nga deputetët e Listës Serbe, derisa ata të PDK-së, LDK-së e Aleancës nuk morën pjesë në seancë.

Votimit të Qeverisë i ka hapur rrugë vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, e mbajtur në orët e paradites të së dielës.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e ka shpallur të konstituuar legjislaturën e 11-të pa u zgjedhur nënkryetari nga radhët e PDK-së. Kjo parti e ka bojkotuar vazhdimin e seancës me arsyetimin se janë shkelur ligjet e Kushtetuta dhe ka paralajmëruar se çështjen do ta adresojë në Gjykatë Kushtetuese.

Ветувањата на Курт

Menjëherë pas shpalljes së Kuvendit të konstituuar, partia në pushtet – Vetëvendosje e ka propozuar Albin Kurtin për mandatar të Qeverisë. E pak minuta më vonë, Haxhiu si ushtruese e detyrës së presidentes, edhe e ka mandatuar për t’i hapur rrugë seancës së re për votim të qeverisë. 

Para votimit, Kurti ka mbajtur ekspozenë, ku ka shpalosur programin qeveritar dhe zotimet.  

Ai ka thënë se gjatë pesë vjetëve e gjysmë nën qeverisjen e tij ka pasur një rritje mesatare ekonomike prej 6 për qind të bruto produktit vendor. 

Ka thënë se në përputhje me buxhetin do të dyfishohen shtesat për fëmijë. 

“Nga 45 sa janë për çdo fëmijë për familjet me tre e më tepër fëmijë, në 90 euro. Me këtë rritje lëmë prapë edhe disa shtete të Bashkimit Evropian sa u përket shtesave për fëmijët”, ka thënë Kurti në ekspoze. 

Ai ka thënë se është punuar “për nënat, fëmijët, veriun, ushtrinë e bujqësinë” dhe se kjo do të vazhdojë edhe në mandatin e ri. 

Po ashtu ka thënë se do të rritet paga mesatare në sektorin publik në 1.000 euro në muaj, e po ashtu se do të hiqet taksa doganore prej 10 për qind për veturat e importuara nga Bashkimi Evropian. 
Ka premtuar se ligji për çmimet tavan do t’i mbrojë qytetarët e tregtarët e ndershëm nga abuzimi. 
Kurti ka premtuar edhe valutë digjitale të Kosovës e mbështetur në teknologjinë “blockchain” për pagesa e shërbime digjitale. Sipas tij, do të ndërtohet edhe një Kullë e Teknologjisë Informative në Prishtinë.

Në fushën ekonomike, Kurti ka thënë se terminalet doganore tashmë i janë kthyer shtetit dhe ka paralajmëruar modernizimin e tyre. Ai ka bërë të ditur se pas zhbërjes sipas tij të monopolit të arkave fiskale, do të vendoset faturimi elektronik ndërmjet bizneseve, me mbikëqyrje në kohë reale të detyrimeve dhe rimbursim më të shpejtë të TVSH-së.

Një tjetër projekt i paralajmëruar është themelimi i një kompanie ajrore me kapital publik, në partneritet me kompani me përvojë nga Kosova dhe jashtë saj.

Kurti ka thënë po ashtu se qeveria e drejtuar prej tij do të nisë programin “Anë e mbanë”, përmes të cilit synon krijimin e një rrjeti të unifikuar të transportit publik në të gjithë Kosovën. 

Për fushën e turizmit, Kurti ka premtuar nisjen e një projekti të madh në Brezovicë, me investime që, sipas tij, mund të arrijnë deri në 500 milionë euro. Projekti do të përfshijë rrugët, akomodimin, pistat e skijimit, teleferikët, si dhe renovimin dhe ndërtimin e hoteleve.

Ai ka paralajmëruar gjithashtu zhvillimin e qendrës turistike “Dukagjini” në Pejë, Rugovë dhe Bjeshkët e Nemuna, duke thënë se do të respektohen kërkesat për mbrojtjen e natyrës. Me grante, sipas tij, do të synohet shndërrimi i staneve në bujtina ekologjike në Bjeshkët e Nemuna dhe në Sharr.
Po ashtu ka thënë se programi “Gjenerata për gjeneratë” do të mbështesë gjyshërit pensionistë që kujdesen për nipërit dhe mbesat nga 13 deri në 36 muaj, në rastet kur të dy prindërit janë në punë. Sipas tij, gjyshërit që përfitojnë nga ky program do të marrin nga 100 euro shtesë në muaj.
Pos tjerash, gjatë ekspozesë ka folur për investimet që do të bëhen për mbajtjen e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Ka thënë se do të rinovohen Pallati i Rinisë, Qendra e Studentëve, pishinat dhe palestrat, sipas standardeve ndërkombëtare. Ka paralajmëroi gjithashtu ndërtimin dhe rinovimin e 20 stadiumeve të futbollit, me vlerë prej 250 milionë eurosh.

Kurti ka thënë se përmes një “dritareje për investime të diasporës” do të mbështeten deri në 100 milionë euro investime të mërgatës në Kosovë, ndërsa shteti, sipas tij, do të jetë garantues i kredive për këto investime.

Në drejtësi, ai ka premtuar se vettingu do të realizohet në përputhje me Kushtetutën, ndërsa Byroja për Sekuestrimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, sipas tij, do të synojë goditjen e pasurimit të paligjshëm.

Ndërkohë ka thënë se të gjitha zotimet e paraqitura në ekspozetë e mëparshme mbeten të vlefshme edhe për mandatin e ardhshëm, pasi sipas tij i është ndëprerë mandati.
Një pjesë e madhe e ekspozesë i është kushtuar sigurisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kurti është zotuar për mbi 1 miliard euro investime për mbrojtjen gjatë katër viteve të ardhshme, ndërsa kka thënë se Kosova do të zhvillojë industrinë e saj ushtarake.

Sipas tij, industria ushtarake “Made in Kosova” do të fokusohet në prodhimin e municionit, dronëve, robotëve dhe teknologjive të tjera mbrojtëse. Sipas tij, prodhimi i municionit pritet të nisë brenda vitit 2026, ndërsa zhvillimi i robotëve të parë tashmë ka përfunduar.

Shefi i ekzekutivit ka paralajmëroi edhe zgjerimin e njësive të dronëve dhe kundër-dronëve, si dhe themelimin e një Qendre Kombëtare për Menaxhim.

Në kuadër të sigurisë së kufirit dhe përballimit të kërcënimeve të larta, ai ka thënë se do të themelohet edhe Xhandarmëria e Republikës së Kosovës, me fokus në mbrojtjen e kufirit, luftimin e terrorizmit, përballimin e rreziqeve të larta dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike.

Gjatë fjalimit ka përmendur edhe aleancat me shtetet e NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara, që sipas tij do të përshpejtojnë përgatitjet e Kosovës për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike.

Седница за конституирање на Собранието

Formimit të qeverisë i hapi rrugë një seancë paraprake.

Me një nënkryetar mangu dhe me 37 ditë përtej afatit kushtetues, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e ka shpallur të konstituuar institucionin. 

Në vazhdimin e seancës të mbajtur të dielën, kanë munguar deputetët e Partisë Demokratike, për shkak të, siç kanë thënë, sqarimit që nevojitet nga Gjykata Kushtetuese.

E në një njoftim tjetër, nga PDK-ja kanë thënë se kanë tërhequr përkohësisht kandidaturën e Vlora Çitakut për nënkryetare deri sa Kushtetuesja të jap verdikitin. 

“Tërheqja e kandidaturës së tanishme nuk nënkupton se Partia Demokratike e Kosovës heq dorë nga pozita e nënkryetarit të Kuvendit që i takon, dhe as se refuzon të propozojë kandidatin e saj për këtë pozitë”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Por Haxhiu, me të nisur seanca, mos-pjesëmarrjen e PDK-së e ka konsideruar si refuzim të ushtrojë të drejtën e saj. 

“Pra përkundër faktit që PDK ka qenë e njoftuar me vazhdimin e seancës konstituive, nuk është e pranishme, rrjedhimisht edhe nuk po e ushtron të drejtën kushtetuese. Bazuar edhe në qëndrimet e Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi nuk mund të mbetet peng i askujt, i asnjë subjekti politik, prandaj edhe vazhdojmë me propozimin nga Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka thënë ajo në seancë.

Kujtim Shala, i propozuari i LDK-së për nënkryetar të Kuvendit ka marrë 75 vota, nga 61 të nevojshme për t’u zgjedhur. Për Shalën kanë votuar edhe shumica e deputetëve të Vetëvendosjes, ndonëse më herët nga kjo parti është thënë se nuk kanë vota për të, për shkak të kundërshtimit të marrëveshjes për presidentin.

Pas nëntë tentimesh, është zgjedhur edhe nënkryetarja nga Lista Serbe, Tanja Vujoviq. Tetë propozimet e tjera të kësaj partie nuk kanë marrë mbështetjen e shumicës.

Vujoviq ishte propozimi i fundit i Listës Serbe, e cila nuk ishte e pranishme në seancë, për shkak të, siç është thënë, problemeve shëndetësore. Ajo nuk ka marrë votat e deputetëve të LDK-së.

E nga komunitetet e tjera jo-shumicë, nënkryetare është zgjedhur Emilija Rexhepi. 

Nënkryetari nga radhët e LVV-s, Ardian Gola, është zgjedhur të premten. 

Në seancë, përpos deputetëve të PDK-së kanë munguar edhe ata të Aleancës, gjithashtu edhe Hykmete Bajrami, Doarsa Kica-Xhelili dhe Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike. 

Pas një muaji ndërprerje, vazhdimi i seancës konstituive ishte thirrur të mërkurën.

Në atë seancë është zgjedhur Haxhiu kryetare e Kuvendit, por ajo nuk i ka hedhur në votim kandidaturat e PDK-së, Vlora Çitaku, dhe të LDK-së, Kujtim Shala, pasi ka thënë se nuk kanë mbështetjen e deputetëve të Vetëvendosjes. 

Gjithashtu Haxhiu, të mërkurën, ka pasur vërejtje edhe për mënyrën e propozimit nga deputeti i Listës Serbe Igor Simiq i cili kishte përdorur termin “populli serb”. 

Ndonëse term i njëjtë është përdorur edhe të dielën, propozimi kësaj radhe është hedhur në votim. 
Bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të 25 qershorit 2025, deputetët kanë pasur kohë deri më 7 gusht të konstituojnë Kuvendin. Por, në seancat e mbajtura një ditë para dhe një ditë pas këtij afati, Vetëvendosja nuk ka propozuar emër për kryekuvendar, duke thënë se së pari duhet marrëveshje për presidentin, duke shtyrë kështu konstituuimin. 

Tash, nëse Gjykata Kushtetuese nuk merr ndonjë vendim që do t’i pezullonte apo prapësonte punimet e kësaj seance, në rast se presidenti nuk zgjidhet brenda afatit prej 60 ditësh, vendi shkon në zgjedhje të reja. Ato do të duhej të mbaheshin më së largu më 27 dhjetor, datë për të cilën deputetë opozitarë kanë akuzuar Vetëvendosjen se po e zvarrit procesin për ta arritur këtë datë.

Reagimet e deputetëve të LDK-së

Dy partitë opozitare, PDK-ja e Aleanca kanë paralajmëruar ta dërgojnë në Kushtetuese gjithë atë që ka ndodhur të dielën. Nga LDK-ja kanë paralajmëruar se në këtë drejtim do të kontribuojnë si parti. 
“Dhe ndërkohë kemi një qëndrim politik të PDK-së për të mos marrë pjesë në seancë. Gjithsesi ata do ta adresojnë në Gjykatën Kushtetuese, ne do të kontribuojmë për sqarim e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë të institucioneve me të gjitha komentet tona. Do të thotë që ne do të japim kontribut sa i përket kësaj pjese”, ka thënë deputetja Jehona Lushaku-Sadriu.

Deputetja Hykmete Bajrami, në një postim në Facebook, ia ka numëruar një varg dështimesh sipas saj.

Premtoi ndryshimin. E pati pushtetin. E pati shumicën. I pati të gjitha institucionet.

I pati miliardat e buxhetit. E pati kohën. Gati gjashtë vjet. Tash doli përsëri para qytetarëve dhe premtoi atë që nuk e bëri kur i kishte të gjitha mundësitë për ta bërë.

Pyetja nuk është më: Çka po premton Albin Kurti? Pyetja është: Pse nuk i bëri këto për gjashtë vjet? Pas gjashtë vjetësh në pushtet, nuk gjykohesg më për premtimet, gjykohesh për rezultatet”, ka shkruar ndër tët jera ajo.

Deputeti Armend Zemaj, pas fjalimit të Albin Kurtit në Kuvend, ka thënë se programi i tij është i njëjtë, duke deklaruar se dështimet janë të pritshme.

Ai ka thënë se është e njëjta propagandë e të njëjtat arsyetime. 

“Programi i njëjtë. Premtimet e njëjta. Dështimet e pritshme. E njëjta propagandë, të njëjtat fjalë, të njëjtat arsyetime. Por këtë herë, mashtrimi është deshifruar”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

E deputeti tjetër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, në një postim në Facebook ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit ka prezantuar programin e vitit 2019.

“D.m.th, Kurti po e prezanton programin e vitit 2019, para koalicionit VV–Lista Srpska ne vitin 2026. Se, me sa duket, pas krejt çka ndodhi sot, vetëm VV-ja dhe Lista Srpska kanë mbet që ende besojnë në këtë hajgare”, ka shkruar Sadiku.



Përbërja e Qeverisë “Kurti 4”

Kryeministër, Albin Kurti;
Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca;
Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla;
Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka;
Ministër i Financave, Hekuran Murati;
Ministër për Punë, Familje dhe Vlera të luftës çlirimtare, Andin Hoti;
Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci;
Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla;
Ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu;
Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia;
Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku;
Ministre e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci;
Ministër i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani;
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi;
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli;
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja;
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha;
Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila;
Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli;
Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq;
Министерот за регионален развој, Расим Демири.